GazetaMax
Lajme

Në gjykatën e Strugës janë dëgjuar raportet e mjekëve dhe lehonës Veaposka

Strugë, 24 janar – Në Gjykatën themelore të Strugës sot u mbajt seanca e procesit gjyqësor të Jilldiz Veaposkës, lehonë nga Dibra të cilës iu hoqën tre organe pas lindjes me prerje cezariane, kundër tre mjekëve nga Spitali në Strugë.

Për herë të parë në seancën e sotme në gjykatë u takuan e dëmtuara Veaposka dhe të akuzuarit. Duke dëshmuar për tërë rastin, Veaposka është ndjerë keq në sallë, pas çka pas pesë minutave pauzë seanca ka vazhduar. Mjekët e akuzuar, ndërkaq thanë se nuk ndjejnë faj dhe kërkuan ekspertizë të re për rastin.

“Është shumë vështirë të mbetesh pa organe dhe të shpjegohesh nëpër dyer gjykatash me mjekët të cilët nuk e pranojnë fajin”, deklaroi Veaposka pas seancës.

Ë akuzuarit e parë, gjinekologu dhe drejtori i atëhershëm i Spitalit në Strugë, Muhamed Asani refuzoi të japë deklaratë për mediumet.

Sipas aktakuzës, tre mjekët ngarkohen se lehonës Veaposka i janë hequr veshka, mitra dhe vezorja. Siç është sqaruar gjatë lindjes me prerje cezariane ia kanë dëmtuar arterien e majtë të veshkës, por nuk kanë ndërmarrë masa, por i kanë dhënë terapi me ç’rast ka rënë në gjendje tronditjeje. Sërish e kanë operuar dhe ia kanë hequr mitrën dhe vezoren e majtë edhe pse nuk ishin të dëmtuara. Gjakderdhja nuk është ndalur kështu që me ndërhyrjen e dytë kanë konstatuar se është dëmtuar arteria. Atëherë i është hequr edhe veshka dhe është dërguar në spitalin në Shkup.

Procesi gjyqësor filloi në qershor të vitit të kaluar, por për shkak të mungesës së të akuzuarve disa herë ishte shtyrë. Seanca e ardhshme është caktuar për më 10 mars.

Related posts

Mariçiq: Mbështetje për anëtarësim në BE kemi

Gazetamax.mk

Konkurs për kryetar dege në Tetovë – Një tjetër shkelje e statutit partiak nga Ziadin Sela për të kontrolluar demokracinë e brendshme

Gazetamax.mk

Kovaçevski – Sekizqok: Vendi partner dhe faktor i rëndësishëm i stabilitetit në rajon

Gazetamax.mk