Në kërkim të alternativave tjera për të siguruar ngrohjen

Shkup, 1 Qershor – “Me çmime më të larta për drurin, për energjinë elektrike dhe për peleta, qytetarët po mundohen dhe po përllogarisin për të gjetur një zgjidhje e cila do t’i zbrazë më pak kuletat e tyre. Megjithatë disa prej tyre tashmë kanë seriozisht të mendojnë të blejnë makineri më të vogla për prodhimin e peletave në kushtet e shtëpisë së tyre. Madje ka edhe faqe neper internet, të cilat ofrojnë makineri, apo edhe ku tregojnë eksperiencat e tyre, ata të cilët tashmë kanë blerë të tilla”.

Kompanitë me të cilat biseduam, duke u prezantuar si blerës potencial, na thanë se nuk kishin makineri në dispozicion dhe se të njëjtat presin t’i marrin gjatë tetorit, ndërsa na informuar se porosia duhet bërë që tani që makineria të mbërrije në fillim të vjeshtës. Në bisedë e sipër, njëri prej tyre tha se shumë qytetarë lajmërohen që të informohen më detajisht rreth këtyre makinerive.
“E gjeta numrin tuaj në internet, ndonjë reklame për makineri për prodhimin e peletave.

– Po, ashtu.- A shisni? Unë jam përfaqësues për një fabrikë nga Kina, për pajisje të tilla, për makineri të tilla për prodhim të peletave. Atëherë, juve nuk ju nevojitet me më shumë fuqi se 2kw, ose 2.2 kw. Çmimet rriten, kështu që, ju leverdis më shumë. Makineria që është për bërjen e mbetjeve të drurit është 1600 euro dhe makineria për peleta është 1800 euro. Pra të dyja makineritë me transport arrijnë diku më pak se 3 mijë euro. Mund të prodhojnë nga 40 deri në 600 kilogram në orë.

Ato funksionojnë vetëm me dru, apo mund të përdorim edhe materiale të tjera, që nuk janë dru i pastër. Mund të përdoren edhe materiale të tjera, për shembull, lëndë me origjinë bimore, siç është mbetja nga misri. Epo, po njerëzit po mendojnë tashmë, sepse pati rritje të Çmimit të peletave. Po ka shumë njerëz që po mendojnë të blejnë. Porosia vonon 60 deri 80 ditë, pra nisin të porosisin që tani.

Qytetarët të cilët vitet e fundit kanë instaluar në shtëpitë e tyre sistem për ngrohje me peleta, sepse ishte zgjedhja më pak e kushtueshme, tani thonë se me çmimet aktuale të peletave, investimi i tyre ka qenë më shumë shpërdorim se sa kursim. Ata thonë se tani është koha që shteti të reagojë dhe të ofrojë ndonjë mase lehtësuese.

“Të ju them të drejtën, për tre vite deri tani, jemi ngrohur me peleta, por tani do të heqim dorë. Sepse, janë shtrenjtuar në mënyrë drastike. Bëjmë kufizim të madh, sepse një thes ishte 200, tani 300 dhe tani ndoshta edhe 350 apo 400 do të kushtojë.”

“Kemi dëgjuar, por nuk na leverdis ajo, sepse tashmë kemi vendosur sistem të ngrohjes me energji elektrike , por edhe me dru. Do të shohim, të bëjmë ndonjë kombinim.

“Dimrit do të ngrohemi me kondicioner, siç kemi bërë deri tani. Po, po mendojnë por unë do të marr edhe një kondicioner tjetër nëse do të ketë nevojë dhe nuk do të ngrohem me dru. Unë kam kaloriferë, por me energji elektrike, është shtrenjt.”

“Në krahasim me vitin e kaluar shumë më shtrenjt. 04:03 Për momentin këtu kemi edhe kondicioner, por përsëri peletat janë mundësi më e mirë se kondicioneri. Kështu që nuk e di a do të ndryshojmë mënyrën e ngrohjes.”

“Me energji elektrike. Kryesisht me energji elektrike kemi sistem ngrohje. Ndonjëherë ndezim edhe ndonjë ngrohëse”.

“Me klimë. Epo tani kjo është, a na leverdis a jo, çfarë të bëjmë.”

Të fundit në përqindje