GazetaMax
Lajme

Në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë është sjellë aparat për zbulim të sëmundjeve të mëlçisë

Shkup, 18 Qershor – Klinika Universitare e Gastro-entero-hepatologjisë ka prezantuar aparatin e ri ekografik që do të jetë pjesë e Qendrës për sëmundje të mëlçisë dhe do të përdoret kryesisht në diagnostikimin e kancerit dhe ekzaminime të tjera ekografike për nevojat e pacientëve në këtë klinikë.

Ky aparat do të shërbejë për përcaktimin e strukturës së mëlçisë dhe mundësinë për të zbulim të hershëm të ndryshimeve të dyshimta në strukturën e mëlçisë që sipas nevojës të ndërhyhet në kohë.

“Në 5 vitet e fundit 355 pacientë në klinikën universitare të Gastro-entero-hepatologjisë janë diagnostifikuar me kancer në mëlçi. Qëllimi jo vetëm i klinikës tone por edhe I një grupi klinikash që merremi me këtë problemeatikë që kemi nëshkruar edhe momerandum bashkëpunimi edhe me organizatën e pacientëve, synojmë zbulimin e hershëm trajtimin dhe shërimin e kancewrit në mëlqi”, u shpreh drejtoresha e klinikës së Gastroenterohepatologjisë, Kalina Grivçeva Stardelova.

Paisja është e gjeneratës më të re të prodhimit dhe ka rëndësi të madhe për klinikën dhe pacientët nga i tër vendi, ndërsa është donacion i Fondacionit Nikola Jançev.

Related posts

Hasani: Nuk do të arnojmë ndërtesat e vjetra, përveç Qendrës së re Klinike, duhet të ndërtohen edhe 4 qendra

Gazetamax.mk

Bekteshi: Po përgatisim masa të reja për uljen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë, nuk mund të bëhen fitime në kohë lufte si më parë

Gazetamax.mk

Pacolli godet komunën e Çairit dhe kreun e saj Ganiu për mossigurim të lejes për garazhet me kate

Gazetamax.mk