GazetaMax
Lajme

Në Kumanovë, ditën me uniformë polici “mbron” qytetarët, natën me uniformë huligani sulmon shqiptarët!

Shkup, 18 nëntor – Në Kumanovë para disa ditëve ka ndodhur një tentim për sulm nga një grup huliganësh maqedonas në një lagje tërësisht të banuar me shqiptarë. Ngjarje barbare e pa precedent që nuk kaloni në heshtje, rasti u zbardhë në tërësi. Por, zbardhja e rastit nxjerri në pah realitetin famëkeq në këtë vend e këtë qytet, njëri prej sulmuesve ishte edhe polic praktikant. Dhe, me këtë veprim ai dëshmoi se ditën është i veshur me uniformë polici për të “mbrojtur” qytetarët, ndërkaq natën vishet me uniformë huligani për të sulmuar shqiptarët. Kjo mbase edhe flet për nivelin e sigurisë në vend, si dhe për gjendjen katastrofale të policisë, që ky “adoleshenti” ka qenë i sigurt se mundet në të njëjtën kohë edhe të jetë polic edhe huligan. Zbardhja e rasteve të tilla në kohë reale ndikon që sulmuesit të binden që maskat nuk do mbrojnë fytyrat e tyre që të mos zbulohen, vetëm me polici efikase siguria arrin në nivelin e duhur, shkruan Zhurnal.

Çfarë ndodhi në Kumanovë?

Në rrjetet sociale janë shpërndarë pamje të cilat i referohen orëve të para pas mesnate (14.11.2022). Në lagjen “Orta Bunarë” në Kumanovë, lagje tërësisht e banuar me shqiptarë, nga ku mësohet se dy të rinj shqiptar ishin cak i një sulmi, motivi i të cilit nuk dihet ende si pasojë e hetimeve me “hapa të breshkës”. Sipas denoncuesve, bëhet fjalë për 12-14 persona të maskuar, të organizuar dhe të armatosur me armë të ftohta.

Rasti është denoncuar në polici dhe po punohet për zbardhjen. Të rinjtë që ishin cak i sulmit kanë deklaruar se nuk kanë pasur zënka paraprake më ndonjë person ose grup të caktuar. Siç raporton televizioni Alsat, nga kamerat e sigurisë dëgjohen fyerje në gjuhën maqedonase.

Por, falë presionit mediatik është zbardhë rasti në tërësi. Jo zyrtarisht mësohet se janë gjetur të gjithë personat e përfshirë në këtë rast dhe janë thirrur në biseda informative. Sipas burimeve të Alsat, 15 persona banues në lagje të ndryshme të Kumanovës (që dyshohet se i përkasin një tifo grupi të njohur në qytet) kanë pranuar se kanë qenë pjesëmarrës në sulmin e organizuar të 14 nëntorit ndaj dy të rinjve shqiptarë. Por, nuk bëhen të ditura motivet e veprës dhe as masat e policisë.

Konfirmon MPB se pjesëmarrës në grupin e huliganëve ishte edhe një polic praktikant-

“Është vërtetuar se në dhunën e 14 nëntorit në Kumanovë ka marrë pjesë edhe personi F.C, polic praktikant në SPB Kumanovë. Ndaj tij dhe pjesëmarrësve të tjerë do të ngritën kallëzime penale”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Bëhet fjalë për Filip Cvetanovskin, i lindur më 5 dhjetor të vitit 2000, banues në Kumanovë. I njëjti nuk ka qenë i arrestuar por vetëm i thirrur në bisedë informative. Për faktin se bëhet fjalë për nëpunës të ardhshëm policor, Kontrolli i Brendshëm brenda MPB-së është duke punuar në vërtetimin e veprimeve të tij nëse të njëjtat bien në kundërshtim me standardet profesionale.

Kjo dëshmon se në këtë vend siguria nuk është në nivelin e duhur, sepse sulmohesh edhe nga ata që i paguan për të mbrojtur. Ky “polici ardhshëm” do të ishte paguar nga takast e qytetarëve për të krijuar rend dhe për të siguruar stabilitet e jo për të pasur imunitet që të sulmojë edhe qytetarët. Kjo mbase është shumë paradoksale, se prej nga e mori këtë guxim, ky “adoleshent” që të jetë polic nuk e pengon që të jetë edhe huligan?!.

Sulmi ndaj të rinjve shqiptarë në Kumanovë nga huliganët maqedonas nuk dallon nga sulmet terroriste –

Nëse po flasim për sulmet terroriste që ato duhet të jenë të motivuara dhe me një qëllim të caktuar, nuk është që dallojnë edhe këto sulmet barbare që bëhen në qytete lokale. Ajo që i dallon janë vetëm dirigjuesit dhe ata që i porosisin këto sulme. Rasti Kumanovës në mënyrë shumë të qartë dallohej se kishte të bëjë me një grup huliganësh të armatosur dhe të përgatitur me maska për të kryer ndonjë vepër të rëndë, që nuk përjashtohet mundësia e vrasjes. E më keq se kaq në mesin e huliganëve ishte edhe një polic praktikant.

A ka bashkëjetesë në Kumanovë?

Bashkëjetesa është një koncept që rrallë herë gjen vend në këtë vend, sepse diskriminimi është ushqimi i preferuar që bashkëqytetarët maqedonas e preferojnë tua servojnë bashkëqytetarëve shqiptarë. Mbase, kemi të bëjmë me një shoqëri multietnike dhe aspak shtet multietnik, sepse në asnjë formë nuk mund të quhet shtet multietnik, shteti i cili në mënyrë institucionale nuk e dëshmon këtë. Edhe përkundër një progresi të lehtë e të ngadaltë, sërish në këtë vend ka diskriminime të natyrave të ndryshme.

Kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, është i njohur si diskrimunesi më i madh i shqiptarëve dhe gjuhës shqipe, edhe pse i njëjti është në këtë pozitë për herë të dytë falë votave të shqiptare. Bashkëjetesë kuptimplote nuk mund të themi se ka në Kumanovë, përderisa ka hapësirë për ndezje të tensioneve ndëretnike me raste të tilla, ku bëhen sulme me porosi.

Megjithatë, policia e Kumanovës ka reflektuar profesionalizëm për sa i përket zbardhjes së rastit në fjalë, që nuk ka nevojë për falënderim e as përgjërim sepse thjesht dhe qartë kanë bërë punën e tyre, për të cilën edhe paguhen nga tatimet e po të njëjtëve qytetarë. Kështu, në secilin qytet tjetër e për secilin rast tjetër, sepse vetëm në këtë formë krijohet siguri në vend. Sulmuesit vetëdijesohen se pas çdo veprimi barbar zbulohen e dënohen. /Zhurnal.mk

Related posts

Ahmeti: Rusisë nuk i konvenon një Maqedoni e paqtë, Fronti Europian është e vetmja forcë për t’i bërë ballë

Gazetamax.mk

Tre muaj presim përgjigje nga Qyteti i Shkupit për gjendjen e Sallës Universale

Gazetamax.mk

Bomgartner: Në Qershor do të organizohet konferencë e posaçme mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit

Gazetamax.mk