Në kurrikulën shkollore!

Në fushën e historisë, në nivelin e të gjitha shkollave në Kosovë, nxënësit duhet ta mësojnë se arvanitasit (shqiptarët) e kanë themeluar Greqinë dhe kelmendasit (shqiptarët) e kanë themeluar Serbinë.

Shqiptarët kanë themeluar edhe disa shtete të tjera, por, për fat të keq, shtetin e tyre, Shqipërinë, fuqitë e mëdha ua kanë ndarë padrejtësisht.

Më tutje, nuk ka trishtim më të madh kur informohesh se në shkollat dhe universitetet në Shqipëri, sipas historiografisë serbe antishqiptare, mësohet kinse në Kosovë të parët janë serbët, pastaj kanë vërshuar shqiptarët.

Përveç historiografisë serbe antishqiptare, për fat të keq, edhe ajo shqiptare, asnjë historiografi tjetër evropiane, rajonale apo botërore, absolutisht nuk e konteston autoktoninë e shqiptarëve në Kosovë.

Zbulimet historike, arkeologjike dhe studimet antropologjike konstatojnë një civilizim 3 000-vjeçar të shqiptarëve në Ballkan, atëherë kur në këto hapësira gjeografike nuk kishte as serbë dhe asnjë popullatë tjetër, përveç shqiptarëve (ilirë, dardanë dhe pellazgë).

Situata bëhet edhe më tragjikomike kur mësohet se edhe ASHAK-u e ka zyrtarizuar historiografinë serbe antishqiptare, sipas së cilës, kinse serbët qenkan të parët në Kosovë dhe pastaj paskëshin vërshuar shqiptarët. Kjo është një doktrinë serbe tërësisht e rreme, e cila e vret në shpirt të kaluarën dhe të ardhmen e kombit shqiptar, si njëri ndër popujt më të vjetër në Ballkan.

Burimi: Botasot