GazetaMax
Lajme

Në Kuvend do të debatohet për të vazhduar gjendjen e krizës me energjinë

Shkup, 22 shtator – Vendimi për vazhdimin e gjendjes së krizës në energjetikë është vënë në rend dite të mbledhjes së 86-të kuvendore. Sipas propozimit qeveritar, gjendja e krizës në territorin e gjithë shtetit duhet të vazhdohet deri në prill të vitit të ardhshëm.

Për Propozim-vendimin për vazhdimin e gjendjes së krizës në energjetikë dje debatoi Komisioni kuvendor për Mbrojtje dhe Siguri.

Sipas zëvendëskryeministrit përgjegjës për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, shpallja e gjendjes së krizës do të mundësojë mekanizma për përballje me krizën energjetike.

“Kemi mjaft argumente për të kërkuar gjashtë muaj periudhë të krizës energjetike, sepse konsideroj se qytetarët meritojnë të respektohen në mënyrë adekuate me masa adekuate që më së paku ta ndjejnë krizën, tha Bytyqi në debatin djeshëm të Komisionit kuvendor për Mbrojtje dhe Siguri.

Në rast se Kuvendi vendos se nuk duhet të vazhdohet gjendja e krizës, theksoi Bytyqi, mundësia që të intervenohet me kohë, do të jetë e pamundur.

Opozita akuzoi se Qeveria nuk po sjell masa adekuate dhe me kohë për përballje me krizën, ndërsa ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi duke u përgjigjur për akuzat e tilla ju bëri thirrje deputetëve të opozitës që të dalin me masa konkrete për tejkalimin e krizës.

Propozim-vendimi për vazhdimin e gjendjes së krizës deri më 30 prill ishte vërtetuar në mbledhje të qeverisë më 13 shtator, ndërsa nëse e kalon filtrin kuvendor, duhet të fillojë të zbatohet nga 1 tetori.

Në mbledhjen e sotme deputetët duhet të debatojnë edhe për vazhdimin e afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në rajonin e Qytetit të Shkupit, për shkak të mungesës së energjisë për ngrohje, mundësisë për shfrytëzim të lëndëve djegëse alternative dhe situatat në tregun e energjisë së ngrohjes.

Në rend dite janë edhe Propozim-ndryshimet e Ligjit për Disiplinë Financiare.

Related posts

Odat ekonomike amerikane të bashkuara për të përmirësuar mjedisin rajonal të biznesit

Gazetamax.mk

Gërkovska: Vendet e Ballkanit Perëndimor tregojnë vullnet politik për luftë kundër korrupsionin

Gazetamax.mk

Panel diskutim për veton bullgare/ Negociatat me BE nuk duhet të bëhen bazë për shkatërrimin e shtetëformësisë

Gazetamax.mk