GazetaMax
LIFESTYLE

Shënim i Ditës botërore të Leukemisë kronike mieloide

Shkup, 22 shtator – Shoqata për ndihmë të pacientëve me leukemi mieloide kronike (LMK)- Maqedoni dhe Shoqata për ndihmë dhe mbështetje të pacientëve me sëmundje hematologjike dhe për kujdestarët e tyre (HEMA), si anëtarë të plotë të rrjetit global të organizatave të pacientëve për leukeminë kronike mieloide CML Advocates Network, edhe këtë vit shënojnë 22 shtatorin, Ditën botërore të LMK-së.

Ngjarja, siç njoftojnë nga LMK, për shënimin e Ditës botërore të LKM-së do të mbahet sot në amfiteatrin e dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë në Shkup.

“Leukemia mieloide kronike (LKM) është një sëmundje e ngadalshme progresive e palcës së eshtrave dhe gjakut, ku një numër i madh i qelizave burimore të gjakut (blaste) shndërrohen në qeliza të bardha të gjakut të quajtura granulocite, të cilat janë jonormale, dmth leukemike. LKM-ja shfaqet në të gjitha grupmoshat, por më shpesh tek personat e moshës së mesme dhe të moshuar. Kjo sëmundje përbën rreth 15-20 për qind të të gjitha rasteve të leukemisë. Incidenca është 1-2 për 100.000 njerëz dhe prek më shumë meshkujt sesa femrat. Simptomat e leukemisë mieloide kronike shpesh janë të paqarta dhe përfshijnë: dobësim, lodhje, djersitje gjatë natës, rënie në peshë, ethe, dhimbje kockash, zmadhim i shpretkës, dhimbje ose ndjenjë ‘fryrjeje’ në stomak. Sipas të dhënave të Klinikës universitare për hematologji, në Maqedoni ka 164 pacientë me LMK të cilët tjatohen në spital”, thuhet në kumtesë.

Related posts

Harrojeni Arbenitën, shikojeni sa të bukur e ka motrën

e-max

Learta po kënaqet me familjen, del jashtë Kosovës

e-max

I dashuri i saj biznesmen e ka ditëlindjen, Albina Kelmendi nuk përmbahet nw urimin e saj

e-max