GazetaMax
Lajme

Në nëntë komunat e Pollogot filloi pastrimi dhe zgjerimi i shtretërve të lumenjve

Me qëllim zvogëlimin e rreziqeve nga vërshimet, filloi realizimi i projektit për parandalimin dhe kontrollimin e rrjedhave të lumenjve, duke i pastruar dhe zgjeruar shtretërit e lumenjve në disa vendbanime në Pollog, shkruan Alsat.

Punimet filluan nga lumi në komunën e Bogovinës, ndërsa do përfshijë nëntë komuna të Pollogut dhe të Mavrovës.

“Në 2015, fatkeqësia ishte një thirrje zgjimi për gjithë ne dhe Zvicra vendosi t’i bashkojë forcat me autoritetet lokale kombëtare për të krijuar një sistem gjithëpërfshirës që do ndihmonte rajonin të rriste përshtatshmërinë e tij, të parashikonte më mirë dhe të menaxhonte këto të mos ndodhin në të ardhmen”, tha Veronik Ulman. Ambasadore e Zvicrës në Maqedoninë e Veriut.

Nga java e ardhshme, do fillojnë punimet edhe në pjesën më kritike të vendit, në shtratin e lumit të fshatit Shipkovicë, ku si pasojë e vërshimeve të vitit 2015, humbën jetën 3 persona, 2 prej të cilëve fëmijë. Ministri i Mjedisit Naser Nuredini, paralajmëroi se, krahas pastrimit të shtretërve të lumenjve, do të pastrohen edhe deponitë e egra Malin Sharr.

“….Për fat të keq kemi identifikuar rreth 20 deponi të egra në Malin Sharr. Sepse me vërshimet bëhen edhe dëme të tjera, për çka Ministria ka shpallur projekt për pastrimin e gjitha deponive të egra në vendbanimet e malësisë”, u shpreh Naser Nuredini – Ministër i Ekologjisë.

“….Ne do të adresojmë edhe sfidat në rritje në lidhje me përmbytjet, por edhe pasojat socio ekonomike të shoqërisë këtu në Bogovinë por edhe në rajonin e Pollogut”, theksoi Armen Gregorian, përfaqësues i përhershëm i UNDP.

Projekti realizohet në partneritet mes Ministrinë e Ekologjisë dhe UNDP-në, ndërsa financohet nga Qeveria zvicerane, me një shumë prej 12 milion euro.

Related posts

Katër arsyet pse Mariupoli ka kaq shumë rëndësi për Rusinë

Gazetamax.mk

Kërkohet paraburgim për katër të dyshuarit për fajde

Gazetamax.mk

Regjistrohen 53 raste me Covid-19 dhe 94 pacientë të shëruar

Gazetamax.mk