GazetaMax
Lajme

Ne nuk heshtim, thonë katër organizat e Malësisë në Shba ndaj vendimit diskriminues të presidentit Milatoviq

Reagimi aspak demokratik i presidentit malazias Milatoviq, me rastin e mosdekretimit të ligjit për Patundshmëritë, ligj i cili godet interesat e shqiptarëve në Tuz e gjithandej, ka shtyrë katër organizatat atdhetare të Malësisë në Amerikë, të shkruajnë letër të hapur.

“Ne nuk heshtim. Jemi të lidhur me faktorë kyç në Kongresin Amerikan, Senat, dhe Departamentin e Shtetit.
Kërkojmë rikthimin dhe miratimin e menjëhershëm të ligjit, si dhe hetim të pavarur për këtë bllokim të rrezikshëm”, thuhet në reagimin e fuqishëm të katër organizatave që mbledhin shqiptarët e Malësisë në Amerikë.

Letra e plotë e hapur nga ShBA:

LETËR E HAPUR nga organizatat shqiptare në SHBA
Malësia e Madhe NY, Malësia e Madhe MI, Malësia Kaliforni dhe Jehona e Malësisë

Drejtuar institucioneve të Malit të Zi, partnerëve ndërkombëtarë dhe opinionit publik:

Vendimi i Presidentit të Malit të Zi për të mos dekretuar Ligjin për Tatimin mbi Patundshmëritë është një akt i pastër anti-shqiptar që godet drejtpërdrejt Komunën e Tuzit dhe komunat me shumicë shqiptare.

Ky është sabotim i qëllimshëm, që pengon zhvillimin ekonomik dhe vetëqeverisjen e shqiptarëve në Mal të Zi. Ndërkohë që toka shqiptare shfrytëzohet nga kompani shtetërore si “Plantaže”, komunave shqiptare u mohohen të ardhurat që u takojnë.

Presidenti Milatoviq, në vend të përgjigjes për këtë padrejtësi, sulmon përfaqësuesin shqiptar Nik Gjeloshaj, duke e paraqitur barazinë si kërcënim.

Ne nuk heshtim.
Jemi të lidhur me faktorë kyç në Kongresin Amerikan, Senat, dhe Departamentin e Shtetit.
Kërkojmë rikthimin dhe miratimin e menjëhershëm të ligjit, si dhe hetim të pavarur për këtë bllokim të rrezikshëm.

Komunat tona nuk janë plaçkë politike.
Janë shtëpia jonë.
Drejtësia do vijë!

Related posts

Viti i ri me konsultime të reja për ndryshime kushtetuese

Gazeta Max

Iljasa Zeqiri emërohet zëvendës Kryeshef i SPB Kumanovë përgjegjës për Kumanovë, Likovë, Kratovë, Kriva Pallankë dhe Staro Nagoriçan

Gazeta Max

Rrezik global për shëndetin e fëmijëve, vaksinat e fëmijërisë në rënie alarmante

Gazeta Max