GazetaMax
Lajme

Në parkun e GaziBabës vendosen elemente të reja për rekreacion

Shkup, 11 maj – Ekipet e NP “Parqe dhe Gjelbërim”, me urdhër të Qytetit të Shkupit, këto ditë vendosën elemente të reja parku prej druri në disa lokacione në Parkun Natyror “Gazi Baba”.

Në park u vendosën dy belvederë të rinj dhe janë ndërtuar dy elemente të mëdha rekreative, një element i vogël rekreativ, si dhe një shtëpizë prej druri për fëmijë dhe pesë komplete me tavolina dhe stola.

“Të rregulluara në disa lokacione përgjatë gjelbërimit në park, elementet e reja me pamjen dhe dedikimin e tyre pasurojnë përmbajtjen e parkut të rregulluar, i cili është një vend i vërtetë për relaksim dhe qëndrim të këndshëm në natyrë për vizitorët e të gjitha gjeneratave, si dhe për argëtim dhe lojëra për vizitorët më të rinj, kumtoi Qyteti Shkupit.

Në park është rregulluar një park i ri për kafshët shtëpiake me rekuizita të përshtatshme dhe ofron mundësi të shkëlqyera për rekreacionin e tyre, informojnë nga Qyteti Shkupit dhe theksojnë se vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme në bashkëpunim me NP “Parqe dhe Gjelbërim” do të punojë në rregullimin dhe pasurimin e parqeve të qytetit me përmbajtje dhe elemente të reja parku, në mënyrë që të mundësohen kushte optimale për rekreacion dhe relaksim të vizitorëve.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2912258559071642&id=1823774994586676

Related posts

Spasovski e vizitoi ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Hagë

Gazetamax.mk

Zbulohet një vatër e re e gripit të shpendëve

Gazetamax.mk

Përmbaruesit arkëtojnë më shumë se 63 milionë euro në gjashtë muaj

Gazetamax.mk