GazetaMax
Lajme

Në Shkup sanksionohen 132 shoferë, 45 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (17.03.2022) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 132 sanksione, prej të cilave dyzet e pesë për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, nëntë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shoferë, katër gjoba për automjete të paregjistruara dhe në gjendje jo të rregullt teknike.
Poashtu janë shqiptuar edhe pesë masa për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë gjoba për shoferë fillestarë, pesë sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, tridhjetë e tetë sanksione për automjete të parkuara në mënyrë të parregullt…
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

Related posts

Vlen: Filipçe nuk ka kredibiliteti për të thirrur takimin e liderëve

Gazeta Max

Tabanoc, 30 minuta pritje për të dalë nga vendi

Gazeta Max

Kryesia e lartë e shoqatës “Jehona e Malësisë” takon kongresisten Lisa Mcclain: Po meren hapa konkret për zgjedhje të lira në komunën e Tuzit

Gazeta Max