GazetaMax
Lajme

Në Shkup sanksionohen 190 vozitës, 21 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit

Shkup, 4 Dhjetor – “Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (03.12.2022) ka vazhduar me kontrollet e forcuara në fushën e trafikut.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 190 masa, nga të cilat 68 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, tetë masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, pesë sanksione për automjete të paregjistruara.

Janë shqiptuar 21 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, shtatë sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër masa për kalim sinjalistike të mbyllur – semafor i kuq.

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Related posts

BDI: Jo për “botën serbe” në Maqedoni-Po rrugës së sigurt euroatlantike dhe bashkëjetesës ndëretnike

Gazeta Max

Qytetarët ankohen për kontrata jotransparente nga “shitoret e parave”

Gazeta Max

Pasi problemi është me Arsovskën, protestat mund t’ë organizohen vetëm para qytetit të Shkupit

Gazeta Max