GazetaMax
Lajme

Në Tetovë dhe Gostivar tejkalohet pragu i alarmimit të grimcave PM10

Shkup, 2 janar – Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor bëri të ditur se në pikat matëse në Tetovë dhe Gostivar është tejkaluar pragu i alarmit të grimcave të suspenduara me madhësi deri në 10 mikrometra.

“Në bazë të Dekretit për ndryshimin dhe plotësimin e Dekretit për vlerat kufitare në lidhje me nivelet dhe llojet e substancave ndotëse në ajrin e ambientit dhe pragjet e alarmimit, afatet për arritjen e vlerave kufitare, kufijtë e tolerancës për vlerat kufitare, vlerat e synuara dhe synimet afatgjata ( Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 183, datë 14.12.2017) e cila përcakton pragun e alarmit për grimcat e suspenduara me madhësi deri në 10 mikrometra (tejkalim i vlerës prej 150 mg/m3 gjatë dy ditëve me radhë) dhe parashikimin e motit nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, ju njoftojmë se e njëjta është tejkaluar në pikat matëse
Tetovës dhe Gostivarit”, informojnë nga MMJPH-ja.

Në tabelë janë treguar  përqendrimet mesatare ditore të PM10 në pikat matëse ku është tejkaluar pragu i alarmit.

Nga MMJPH-ja theksojnë se  është dorëzuar informacion për tejkalimin e pragut të alarmimit deri te Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Inspektorati Shtetëror për Mjedis Jetësor, Drejtoria për mjedis jetësor, Sektori për komunikim me publikun në MMJPH, Instituti për Shëndet Publik, dhe komunave të Tetovës dhe Gostivarit.

“Sipas konkluzioneve të procesverbalit të seancës së 40-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut , të mbajtur më 28.11.2017, për qytetin në Tetovës dhe Gostivarit, hyjnë në fuqi rekomandimet dhe masat në rast të tejkalimit të pragut të alarmimit”, theksojnë nga MMJPH-ja.

Related posts

Drejtori Kadriu takon presidentin e Këshillit të lartë të radios dhe televizionit turk, Ebubekir Shahin

Gazetamax.mk

Historia e re e Diplomacisë së Maqedonisë së Veriut

Gazetamax.mk

Edhe zyrtarisht në Kuvend arrijnë emrat e propozuar për gjykatës kushtetues, mes tyre edhe Joveski

Gazetamax.mk