GazetaMax
Lajme

Në tubimin përmbyllës, Bashkim Ramosaj falënderon qytetarët e Deçanit për mbështetjen e madhe

Pas një fushate të jashtëzakonshme, Bashkim Ramosaj ka shprehur mirënjohje të veçantë për qytetarët e Deçanit, duke e cilësuar mbështetjen e tyre si krenarinë më të madhe politike dhe njerëzore.

“Faleminderit DEÇANI im! Nuk ka krenari më të madhe sesa kur njerëzit e vendit tënd të falin besim kaq të madh, mbështetje kaq të fuqishme, fitore kaq të thellë”, ka deklaruar Ramosaj, duke theksuar se zemra e Aleancës rreh fuqishëm pikërisht në këtë komunë.

Ai u shpreh se besimi i qytetarëve është dëshmi e dashurisë së madhe dhe vendosmërisë për ndryshim, duke shtuar se puna do të vazhdojë me seriozitet dhe vizion.

“Me Aleancën, nuk ndalemi këtu. Do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim, me ndershmëri e me vizion, për çdo fshat, për çdo familje, për çdo cep të Deçanit”, theksoi ai.

Mesazhi i tij u mbyll me moton: #FLASIMmePUNË dhe numrin e fitores #BashkimRamosaj174.

https://www.facebook.com/share/p/1GVBjbgmB7/

Related posts

Korridoret 8 dhe 10D po bëhen realitet/ Bekteshi: Projekt i rëndësishëm dhe gjigant infrastrukturorë

Gazeta Max

Aksion i madh policor në Hasanbeg e Haraçinë

Gazeta Max

Dy viktima nga Covid dhe 57 raste të reja

Gazeta Max