GazetaMax
LAJME

Nefi Useini dorëhiqet si këshilltar në komunën e Ohrit

Ohër, 30 Janar – Këshilli i Komunës së Ohrit në mbledhjen e sotme e pranoi dorëheqjen e këshilltarit Nefi Useini, i cili ishte zgjedhur në zgjedhjet e fundit lokale nga radhët e BDI-së.

Kryetari i Këshillit, Sasho Donev theksoi se Useini ka dhënë dorëheqje të parevokueshme për shkaqe personale.

“Sot në mbledhjen e Këshillit ishte konstatuar dorëheqja e parevokueshme e këshilltarit Useini”, theksoi Donev.

Këshilli pret shkresë zyrtare nga Komisioni Komunal Zgjedhor se kush do të vie në vendin e Useinit.

Biznesmeni i Ohrit dhe këshilltar i deritanishëm Nefi Useini është kryetar i degës së BDI-së në Ohër.

Ndryshe, Useini njihet në opinion edhe për ndërtimet pa leje në rrugën e vjetër Ohër-Strugë. Ai në prill të vitit të kaluar me kërcënime e ndaloi inspektoratin të kryejë hetime në ndërtimet e tij pa leje.Për Useinin ka lëndë edhe në Prokurorinë e Ohrit.

Related posts

Besimi: Masa të targetuara dhe konsolidim fiskal si përgjigje ndaj inflacionit dhe rrezikut të stagflacionit

e-max

OSBE 2023/ A do t’i ulë Osmani Rusinë dhe Ukrainën në një tavolinë?

e-max

Gjykata e Apelit Shkup solli aktvendim mbi ankimimet për rastin “Transportuesi”

e-max