GazetaMax
LAJME

Cilat janë profesionet deficitare që pastaj po prodhojnë edhe mungesë të kuadrove në treg?

Shkup, 30 janar – Hulumtimi i tregut dhe përcaktimi i profesionit janë hapat kryesore dhe shumë të rëndësishëm që duhet të ndërmarrin studentët e ardhshëm. Por, maturantët e kanë të pamundur të bëjnë hulumtim të tregut, prandaj institucionet përgjegjëse janë atë që duhet ta marrin këtë çështje përsipër dhe të hulumtojnë tregun për të parë nevojat, dhe pastaj për të stimuluar pikërisht këto profesione që të jenë në fokus të të rinjve. Vetëm përmes kësaj forme mund të plotësohet mungesa e fuqisë punëtore në treg si dhe ikja e të rinjve si pasojë e papunësisë. Përndryshe, drejtimet deficitare po rrezikojnë të mbesin pa student si dhe shkollat pa mësimdhënës, që në realitet për një periudhë të shkurtë kohore paraqiten problematike shumë të mëdha. Prandaj, fokusi i Ministrisë së Arsimit duhet të jetë në hartimin e një strategjie që do të ndihmonte edhe më shumë studentët që studiojnë, kimi, fizikë, matematikë, laboratori inxhinierike, e drejtime të tjera që me të vërtetë i mungojnë tregut si dhe garantojnë punësim të menjëhershëm të të diplomuarve, shkruan Zhurnal.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Studentët duhet të motivohen që të studiojnë drejtime që janë deficitare-

Përderisa mungon motivimi mungon edhe interesimi, sot studentët janë më pak të interesuar të studiojnë drejtime që janë deficitare në vend e për të cilat nuk dihet nëse të ardhmen do të punësohen. Nga ana tjetër tregu ka mungesë të profesionistëve të fushave të ndryshme dhe kjo mungesë veçse shtohet çdo ditë e më shumë. Mungojnë numër i madh i anesteziologëve në vend, specialistë të fushave të ndryshme të mjekësisë, kimistë, fizikanët e matematicient të shumtë.

Kjo pasi mungon përkrahja e duhur financiare nga institucionet përgjegjëse, duhet edhe më shumë jo vetëm përmes bursave, që në realitet bursat duhet të jenë edhe më të larta që të mbulojnë këta studentë shpenzimet tashmë me krizën e thellë ekonomike. Pastaj, përpos përkrahjes financiare institucionet duhet të garantojnë punësimin e tyre pas diplomimit, që studentët e ardhshëm mos të kenë hamendje se çfarë pas diplomimit.

Por, siduket institucionet e vendit aq që brengosen për këtë pjesë janë në qetësi absolute, vetëm se kur të paraqitet nevoja e të ndjehet mungesa thellësisht atëherë krijohet situatë kritike që nuk mund të zgjidhet as brenda natës e as brenda ditës, pasi shkaku i problemit daton më herët por kundrejt këtij problemi tani për tani askush nuk po ndërmerr masa.

Cilat institucione janë përgjegjëse për arsimin dhe punësimin?

Përgjegjësia për arsimin dhe zhvillimin e aftësive në Maqedoninë e Veriut i takon Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH). Brenda kësaj Ministrie ekzistojnë njësi të veçanta për arsimin e mesëm, arsimin për të rritur, mësimi gjatë gjithë jetës, financimi i arsimit të mesëm dhe zhvillimi i karrierës. Një organ tjetër i rëndësishëm që mbështet është Qendra e Arsimit Profesional dhe Trajnimit(QAPT), e qeverisur nga Këshilli drejtues menaxhues i përbërë nga përfaqësues të qeverisë, punëdhënësve dhe qendrave të trajnimit. Detyra kryesore të QAPTsë është të kryejë kërkime mbi sistemin e AFP-së dhe të prodhojë inteligjencë të tregut të punës për kërkesën në punë, si dhe të mbështesë zhvillimin e standardeve për kualifikimet profesionale.

Për punësimin, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) është përgjegjëse për legjislacionin rreth punësimit dhe mbrojtjes së punëtorëve, si dhe zhvillimin e politikave të punësimit, planeve dhe strategjive të zbatimit. Më konkretisht, Ministria koordinon proceset e krijimit të strategjive, politikave dhe planeve të punësimit me Agjencinë e Shërbimit për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut (ASHP).

Në Maqedoninë e Veriut ka 16 Ministri qeveritare që i raportojnë kryeministrit. Ministritë kryesore që ndikojnë në zhvillimin e aftësive dhe punësimin janë Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS). Secila prej ministrive përbëhet nga sektorë të ndryshëm të përqendruar në mandatet e tyre specifike, shumica e të cilave kanë të bëjnë me zhvillimet e politikave dhe drejtimin strategjik të arsimit, aftësive dhe çështjeve të lidhura me punësimin. Por, edhe përkundër këtij fakti e obligimi që e kanë detyrim ta përmbushin këto institucione nuk brengosen për këtë çështje.

Në realitet kanë hartuar disa strategji të cilat kanë mbetur aty ku janë hartuar vetëm në letër sepse askund nuk shihen në vepër. Gjendja në terren e thotë të kundërtën, përkundrazi ka mungesë të strategjive të hartuara dhe që duhet aplikuar për të pasur rezultat produktiv.

Dhe, përderisa ekziston hendeku mes tregut të punës dhe profesionit, një mospërputhje e pakuptimtë që në realitet nuk duhet të ekzistojë fare, krijohet kjo katrahurë që të rinjtë diplomojnë në drejtime të njëjta si mjekësi, juridik, ekonomi, administratë publike, e të tjera, ndërkaq nga ana tjetër ka mungesë të madhe në sociologji, psikologji, kimi, fizik, ndërtimtari, gjeodezi, e të tjera.

Kujtojmë që, tregu i punës RMV vuan nga aktiviteti i ulët, nivelet e ulëta të punësimit, papunësia e lartë dhe mospërputhja midis kërkesës dhe ofertës së punës. E kjo nuk vjen rastësisht, por pikërisht nga mungesa e përgjegjësisë së institucioneve që janë të ngarkuara për ta mbuluar këtë pjesë. Dhe sa më shumë që zgjat ky mos interesim pasojat do të jenë edhe më të mëdha në të ardhmen jo shumë të largët. /Zhurnal.mk

300x250

Related posts

Forcat ruse rrëmbejnë kreun e komunës së Dniprorudne

e-max

Grubi: Pranvera e dinjitetit ruajti madhështinë e atdhedashurisë dhe vendosi themelet e barazisë

e-max

Nënshkrimi i marrëveshjes për korridoret 8 dhe 10 d me konsorciumin “Behtel dhe Enka”

e-max