GazetaMax
Lajme

Nënkryetari i Parlamentit, Miloshoski realizon takime të rëndësishme në kuadër të Konferencës së VI të Kryetarëve të Parlamenteve që mbahet në Gjenevë

Deputeti dhe nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Antonio Milloshoski, po merr pjesë në Konferencën e Gjashtë Botërore të Kryetarëve të Parlamenteve, e cila po mbahet nga 29 deri më 31 korrik 2025, në Gjenevë, në organizim të Unionit Ndërparlamentar (IPU) dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Në emër të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Milloshoski theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes në këtë ngjarje të nivelit të lartë, ku përfaqësuesit më të lartë të parlamenteve nga mbarë bota diskutojnë sfidat globale, forcimin e demokracisë, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe rolin e pushtetit legjislativ në zgjidhjen e krizave bashkëkohore.

Konferenca nisi me një mikpritje të ngrohtë nga Dr. Tulia Ackson, kryetare e Unionit Ndërparlamentar dhe njëherit Kryetare e Parlamentit të Tanzanisë. Në fjalën e saj përshëndetëse, ajo nënvizoi rolin kyç të parlamenteve në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm global.

Gjatë konferencës, përveç fjalimit të tij para kolegëve parlamentarë nga vende të ndryshme të botës, Milloshoski ka planifikuar edhe disa takime bilaterale, ndër të cilat:

Me përfaqësues të Parlamentit të Suedisë

Me delegacionin nga Estonia

Me udhëheqës të Parlamentit të Luksemburgut

Si dhe me delegacionin nga Norvegjia

Këto takime synojnë thellimin e bashkëpunimit parlamentar, shkëmbimin e përvojave dhe ndërtimin e partneriteteve të reja për çështje të interesit të përbashkët.

Milloshoski vlerësoi se ky forum i lartë ndërkombëtar përbën një mundësi të rëndësishme për të afirmuar pozicionin e Maqedonisë së Veriut, për të kontribuar në dialogun global parlamentar dhe për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi në arenën ndërkombëtare.

Konferenca Botërore e Kryetarëve të Parlamenteve zhvillohet çdo pesë vjet dhe konsiderohet si një nga forumet më të rëndësishme të diplomacisë parlamentare, ku përfaqësuesit e më shumë se 170 parlamenteve anëtare të IPU-së ndajnë ide, përvoja dhe vizione për të ardhmen e bashkëjetesës globale.

Related posts

24 vite nga rënia e Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarë, Ahmeti: Koha nuk gllabëron kujtimet për ata që nuk kursyen jetën për lirinë e atdheut

Gazeta Max

Selami: Ali Ahmeti është asht i fortë që ju ngel në fyt

Gazeta Max

Angellovska-Bezhoska: Prioriteti i bankave qendrore është sigurimi i stabilitetit afatmesëm të çmimeve

Gazeta Max