GazetaMax
LAJME

Nesër është dita për të ftuarit e lartë në stërvitjen “Përgjigje e shpejtë 22”

Shkup, 11 maj – Në Poligonin e Armatës “Krivollak” nesër do të realizohet Dita për të ftuarit e lartë në stërvitjen shumëkombëshe “Përgjigje e shpejtë 22” (“Swift Response 22″), me ç’rast do të prezantohen operacionet ajrore-desante të ndjekura me hedhje me parashutë dhe helikopter si dhe aktivitete tokësore të pjesëtarëve të armatave nga Maqedonia e Veriut, SHBA-ja, Britania e Madhe, Franca, Italia, Mali i Zi, Greqia dhe Shqipëria.

Në ditën e mysafirëve të lartë, siç paralajmëruan nga Shtatmadhoria e Armatës, mes tjerash do të marrin pjesë edhe shefi i shtetit dhe komandant suprem i Armatës, Stevo Pendarovski, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, kryeshefi i Shtatmadhorisë, gjeneral-koloneli Vasko Gjurçinovski, deputetët nga Kuvendi, ambasadorët e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Italisë, Francës, Shqipërisë dhe Malit të Zi, zëvendëskomandanti i Armatës amerikane për Evropë dhe Afrikë, gjeneral-majori Peter Endrusjak, gjeneralët në ARMV, përfaqësues të lartë ushtarak dhe civilë të forcave të armatosura dhe ministrive të Mbrojtjes nga vendet pjesëmarrëse në stërvitjen e NATO-s dhe atashetë mbrojtës të akredituar në vend.

Në suaza të Ditës për të ftuarit e lartë janë parashikuar fjalime të ministres Sllavjanka Petrovska, zëvendëskomandantit të Armatës së SHBA-së për Evropë dhe Afrikë, gjeneral-majori Endrusiak dhe komandanti i ekipit luftarak të Brigadës së 16-të të aviacionit britanik, Nikollas Kouli.

“Përgjigje e shpejtë 22” është stërvitja më e madhe shuëmkombëshe në vend nga lloji i tillë dhe i vetmi nga pavarësia e shtetit në të cilin do të realizohen desante ajrore në këtë vëllim.

Stërvitja do të jetë e një rëndësie të veçantë për Armatën tonë përsa i përket shkëmbimit të njohurive, aftësive dhe shkathtësive, rritjes së ndërveprimit dhe aftësisë për të punuar së bashku me Forcat e Armatosura Aleate në kryerjen e këtij lloj operacioni, si dhe demonstrimin e aftësive në poligonin e Armatës “Krivolak” për kryerjen e këtij lloji të ushtrimeve ushtarake, thuhet në kumtesë.

Related posts

VMRO: Nuk kemi marrë ftesë për bisedime për ndryshimet kushtetuese

e-max

Grubi për Tv 24: Nuk disponoj tokë dhe nuk kam asnjë centimetër katror pronësie

e-max

Në Bratilë flamuri në shtizën 12 metrash të lartë

e-max