GazetaMax
Lajme

Nesër seanca konstituive e kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës

Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër, më 15 prill 2025, seancën konstituive të legjislaturës së nëntë, duke shënuar hapin e parë drejt formimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të fundit parlamentare të mbajtura me 9 shkurt.

Seanca do të zhvillohet në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, me fillim nga ora 10:00.

Sipas njoftimit zyrtar, rendi i ditës përfshin këto pika:

Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,
Betimi i deputetëve,
Zgjedhja e kryetarit të kuvendit,
Zgjedhja e nënkryetarëve të kuvendit.

Pritet që kjo seancë të jetë vendimtare për përcaktimin e strukturave udhëheqëse të kuvendit, përfshirë pozitën e kryetarit, që tashmë ka zgjuar interes të madh politik dhe publik.

Kuvendi fton të gjithë deputetët e zgjedhur që të marrin pjesë në këtë seancë të rëndësishme, e cila shënon nisjen zyrtare të punës së legjislaturës së re.

Related posts

Në Tetovë fëmija e parë lind vajzë, Kasami e shpërblen me 40 mijë denarë

Gazeta Max

ESHS: 451.900 qytetarë jetojnë nën kufirin e varfërisë, nga të cilët 30.3% janë fëmijë nën 17 vjeç

Gazeta Max

Kasami: Jemi afër popullit turk në këto momente të vështira

Gazeta Max