GazetaMax
Lajme

Nesër takim tek Kovaçevski/ BDI, ASH dhe VMRO marrin pjesë, Levica refuzoi kurse Besa ende pa vendim

Shkup, 6 Nëntor – Të hënën pritet të zhvillohet takimi i liderëve të partive politike në vend i ftuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski. Kryeministri ka sqaruar se temë e takimit do të jetë skrining procesi që zhvillohet pas konferencës së parë ndër-qeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, dhe të gjitha aspekteve kyçe që kanë të bëjnë me integrimet e vendit në BE. Integrimi në BE nuk është vetëm çështje politike por edhe çështje ekonomike ka theksuar Kovaçevski.

Partitë shqiptare BDI dhe ASH, si dhe VMRO-DPMNE e kanë konfirmuar pjesmarrjen. Por kreu i VMRO-së, Hristijan Mickoski, ka preferuar që temat kryesore të diskutimit të jenë kriza, inflacioni dhe varfërimi i popullatës dhe jo ndryshimet kushtetuese.

E Majta e Apasievit ka bërë të ditur se nuk do të shkojë në takim. “Ata nuk mund të negociojnë me ne si me VMRO-DPMNE-në. Ne jemi një arrë e fortë.”, ka thënë kreu i së Majtës Dimitar Apasiev.

Edhe nga Lëvizja Besa ende nuk kanë konfirmuar se a do të marrin pjesë në këtë takim. Nga kjo parti thonë se të hënën kryetari i kësaj partie Bilall Kasami do të mbaj pres konferencë për të njoftuar opinion me qëndrimin e Lëvizja Besa. Kjo e fundit ka thirrur një takim të liderëve të partive shqiptare për të diskutuar rreth zëvendësimit të 20 përqindëshit me gjuha shqipe, kërkesë që e kanë parashtruar edhe partitë tjera shqiptare, por ato e shohin të pa nevojshme nismën e Kasamit.

Related posts

Kompanitë që nuk ulin çmimet, do t’u hiqet subvencionimi për rrymën

Gazeta Max

Bilalli: Maqedonia dhe Shqipëria do ecin në pako

Gazeta Max

BDI-Zhelinë: “Borxhi prej 6 milionë Euro nuk mbulohet me statuse në Facebook”

Gazeta Max
Lajme

Nesër takim tek Kovaçevski/ BDI, ASH dhe VMRO marrin pjesë, Levica refuzoi kurse Besa ende pa vendim

Shkup, 6 Nëntor – Të hënën pritet të zhvillohet takimi i liderëve të partive politike në vend i ftuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski. Kryeministri ka sqaruar se temë e takimit do të jetë skrining procesi që zhvillohet pas konferencës së parë ndër-qeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, dhe të gjitha aspekteve kyçe që kanë të bëjnë me integrimet e vendit në BE. Integrimi në BE nuk është vetëm çështje politike por edhe çështje ekonomike ka theksuar Kovaçevski.

Partitë shqiptare BDI dhe ASH, si dhe VMRO-DPMNE e kanë konfirmuar pjesmarrjen. Por kreu i VMRO-së, Hristijan Mickoski, ka preferuar që temat kryesore të diskutimit të jenë kriza, inflacioni dhe varfërimi i popullatës dhe jo ndryshimet kushtetuese.

E Majta e Apasievit ka bërë të ditur se nuk do të shkojë në takim. “Ata nuk mund të negociojnë me ne si me VMRO-DPMNE-në. Ne jemi një arrë e fortë.”, ka thënë kreu i së Majtës Dimitar Apasiev.

Edhe nga Lëvizja Besa ende nuk kanë konfirmuar se a do të marrin pjesë në këtë takim. Nga kjo parti thonë se të hënën kryetari i kësaj partie Bilall Kasami do të mbaj pres konferencë për të njoftuar opinion me qëndrimin e Lëvizja Besa. Kjo e fundit ka thirrur një takim të liderëve të partive shqiptare për të diskutuar rreth zëvendësimit të 20 përqindëshit me gjuha shqipe, kërkesë që e kanë parashtruar edhe partitë tjera shqiptare, por ato e shohin të pa nevojshme nismën e Kasamit.

Related posts

Feride Haxhiu: Çfarë autogoli: A po e kritikon Blerant Ramadani vetë Blerim Bexhetin?

Gazeta Max

Deputeti i partisë së Gjukanoviqit arrestohet në Beograd

Gazeta Max

Hiqet ndalesa për lëvizje nëpër pyje

Gazeta Max