GazetaMax
Lajme

Nestorovska në takim të Këshillit për bashkëpunim të vendeve anëtare të SELEK-ut

Shkup, 12 maj – Në selinë e SELEK-ut në Bukuresht sot u mbajt takim i Këshillit për bashkëpunimit të vendeve anëtare të SELEK-ut, në të cilin në rolin e anëtarit të përhershëm të Këshillit mori pjesë edhe sekretarja shtetërore e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Magdalena Nestorovska.

Në takim, siç kumtuan nga MPB-ja u bisedua për çështjet lidhur me punën e SELEK-ut në vitin e fundit.

Gjatë debatit nga ana e anëtarëve të Këshillit njëzëri është miratuar Raporti për punën e SELEK-ut për periudhën e vitit 2020-2021. Gjithashtu, janë ngritur çështje lidhur me punën financiare të SELEK-ut, me ç’rast janë prezantuar edhe Raportet financiare për vitin 2021, Buxheti i SELEK-ut për vitin 2023, si dhe Planin pesëvjeçar për vitin 2022-2025 për punën financiare të SELEK-ut.

Interes më të madh ka shkaktuar çështja për përzgjedhjen e tre drejtorëve të rinj në menaxhimin e SELEK-ut.

“Është e rëndësishme të përmendet se për herë të parë në historinë 20 vjeçare të SELEK-ut, zhvillohet zgjedhja e të gjitha pozitave të menaxhmentit njëkohësisht”.

Me kandidatura të veta për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të SELEK-ut morën pjesë tre vende anëtare edhe atë Republika e Serbisë, Republika e Shqipërisë dhe Republika e Turqisë. Për pozitën për punë juridike dhe financiare janë dorëzuar kandidatura nga Republika e Serbisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërsa për vendin e drejtorit për operacione është dorëzuar kandidaturë nga Rumania, theksohet në kumtesën e MPB-së.

Sekretarja shtetërore Nestorovska iu falënderua vendeve anëtare të SELEK-ut për besimin e sërishëm dhe mbështetjen për kandidaturën nga shteti ynë, duke shprehur me këtë rast gatishmëri të plotë të MPB-së së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe deri më tani të jetë partner i sigurt dhe i besueshëm në aktivitetet e mëtutjeshme të SELEK-ut.

Related posts

E vërteta e rrugës “Ismail Kadare”, ose siç e quajnë qytetarët “Nutella”

Gazetamax.mk

Skadon afati i thirrjes për subvencione për linja të reja ajrore, nesër hapja e ofertave

Gazetamax.mk

Qytetarët pak të informuar për procesin e skriningut

Gazetamax.mk