GazetaMax
Lajme

Nga 1 janari rritje e pikës së kapitacionit për mjekët e mjekësisë së përgjithshme, gjinekologjisë dhe stomatologjisë

Shkup, 27 dhjetor – Bordi i drejtorëve të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore në seancën e fundit të mbajtur dje, ka marrë vendim nga 1 janari 2023 për rritjen e pikës së kapitacionit për mjekët e përzgjedhur nga mjekësia e përgjithshme dhe gjinekologji prej 63,00 deri 75,00 denarë. Për stomatologët e përzgjedhur, kapitacioni rritet nga 48,00 denarë në 61 denarë, për person të siguruar, informojnë nga FSSHRMV.

Vendimi i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore pasoi pas bisedimeve dhe negociatave me Odën e Mjekëve të RMV-së dhe Odën Stomatologjike të RMV-së, ndërsa drejtim të vlerësimit më të lartë të punës së mjekëve të përzgjedhur dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore të ofruara të personave të siguruar.

“Angazhimet e Fondit synojnë avancimin e statusit të mjekëve të zgjedhur në kujdesin shëndetësor primar dhe nevojën për angazhimin e tyre më të madh në zbatimin e reformave të ardhshme në KSHP”; thonë nga Fondi.

Për këtë shkak, rritja e pikës së kapitacionit, sipas FSSHRMV-së synon të nxitë ofrimin e më shumë shërbimeve shëndetësore në nivelin primar të kujdesit shëndetësor, duke ulur kështu numrin e referimeve në një nivel më të lartë, si dhe të nxitë dhe sigurojë përmirësimin e parandalimit me zbulimin në kohë, parandalimin dhe asgjësimin e sëmundjeve jo të transmetueshme te popullsia në vendin tonë.

Related posts

Scholz: Ballkani Perëndimor bën pjesë në Europë

Gazeta Max

132 pasagjer të avionit MU 5735 janë të vdekur, zyrtarët japin detaje mbi aksidentin ajror në jug të Kinës

Gazeta Max

Petrovska për Krivollak: Po përgatitet stërvitja më e madhe ushtarake

Gazeta Max