GazetaMax
Lajme

Nga nesër në Shkup fillon spërkatja kundër mushkonjave nga toka dhe me avion

Shkup, 21 Qershor – Qyteti i Shkupit njofton qytetarët se gjatë ditëve në vijim në territorin e qytetit të Shkupit do të bëhet dezinsektimi nga toka dhe me avion kundër mushkonjave, sipas orarit të mëposhtëm:

1. Dezinsektimi nga toka kundër formave të rritura të mushkonjave do të kryhet nga nesër 22.06.2022, (e mërkurë) deri të shtunën (25.06.2022), në periudhën nga ora 22 deri në orën 03:00 të ditës së nesërme.

2. Dezinfektimi me avion kundër formave të rritura të mushkonjave, nga ana tjetër, do të bëhet më datën 25.06.2022 (e shtunë) dhe më datën 26.06.2022 (e diel), në orët e para të mëngjesit.

Nëse kushtet atmosferike nuk lejojnë spërkatjen, dezinfektimi do të bëhet në të njëjtën kohë ditën e parë pasardhëse kur kushtet atmosferike të jenë të favorshme.

Njoftohen bletarët që të marrin me kohë masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.

Related posts

Seanca të katër komisioneve në Kuvend

Gazeta Max

Një i vdekur dhe pesë të lënduar në një aksident në Shën Erazmo

Gazeta Max

Aksident në Himarë, ndërron jetë drejtuesi i automjetit

Gazeta Max