GazetaMax
Ballina

Nga Poroji legjendar përveç se shpëtimtar, doktor Valoni frymë e re e politikës në Maqedoninë e Veriut

​Ardhja e tij në Spitalin klinik të Tetovës ka reduktuar shumë harxhime dhe kohë të qytetarëve jo vetëm të Tetovës me rrethinë por edhe të shumë qyteteve tjera që dikur humbnin për vajtje ardhje, pritje dhe intervenime në klinikat e Shkupit.

I lindur në fshatin Poroj, puna që ai bën është tejet fisnike. Deri më tani ka shpëtuar shumë jetë njerëzish dhe kjo punë e tij të jetë ende më fisnike Valoni këtë punë e bën 24 orë në ditë pa ndalur.

Të gjithë ata që së paku një kontroll të zemrës e kanë bërë në Spitalin klinik të Tetovës apo në spitalin “Nënë Tereza” në Shkup e që e njohin atë si një engjëll shpëtimtar. Kjo, jo për gjë tjetër, por për punën e tij që e kryen me aq vullnet dhe në kohë.

Krahas gjithë suksesit që kemi përmendur më lartë e që do të lexoni në vazhdim, doktor Valon Asani këtë herë garon në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut për postin e deputetit dhe me këtë do të sjellë një frymë të re në politikë krahas profesionalizmit të lartë.

Shkollën fillore e ka kryer në vendlindje kurse të mesmen e mjekësisë në Tetovë. Duke mos i mjaftuar kjo vjelje e njohurive, Valoni vazhdon mjekësinë në një ndër universitetet më me nam në vendin tonë, Universitetin “Shën Kirili e Metodi” në Shkup, ku kreu me sukses studimet e mjekësisë së përgjithshme.

Më tej, në të njëjtin universitet ka vazhduar edhe specializimin për mjekësinë interne, ndërsa më vonë, edhe sub-specializimin për kardiologji, që vazhdon ta kryej vitin e fundit, nën mentorimin e kardiologut të njohur të vendit tonë, Sashko Kedev.

Punën e tij, ka filluar që prej vitesh ta kryej me shumë sukses në Spitalin Klinik të Tetovës, ku në ditë, nga dora e tij shpëtohen nga tre deri në dhjetë jetë njerëzish, me intervenimet që bën ai në zemër tek pacientët, ndërkohë që të njëjtin profesion, e kryen edhe në Spitalin Nënë Tereza në Shkup, në repartin e Kardiologjisë.

Ka vite që doktor Asani në Maqedoni ka sjellur edhe një përvojë tjetër, atë të Zvicrës, ku ai u trajnua për intervenimet në Zemër në Spitalin Triemli në Cyrih dhe Cardio Centro në Ticino, nën mbikëqyrjen dhe mentorimin e Kardiologut shqiptar në Zvicër, doktor Omer Xhemaili, i cili kohë pas kohe, frekuenton edhe spitalet e Maqedonisë, për ndihmesë të kolegëve të tij këtu.

Ndryshe, për gjithë ata që se njohin, ai tashmë e trashëgon emrin e doktorit nga babai i tij, specialisti i Otorinolaringologjisë, Nexhat Asani.

Related posts

Problemet që i kanë njerëzit që flenë më shumë se tetë orë

Gazetamax.mk

Misionar!

Gazetamax.mk

Lodhja emotive më e keqe se ajo fizike

Gazetamax.mk