Ngjarje promovuese për “Avancimin e cilësisë së ndërmjetësimit”

Shkup, 3 maj – Në organizim të Institutit për politikë evropiane (EPI) – Shkup sot në Shkup do të mbahet ngjarje promovuese në temë “Avancimi i cilësisë së ndërmjetësimit” në kuadër të projektit “Ndërmjetësim, pa dilemë!”.

Ngjarja ka për qëllim të promovohet dhe të sqarohen teknikat e ndërmjetësimit të cilat janë të nevojshme për arritjen e cilësisë dhe profesionalizmit në punën ndërmjetësuesve sipas përvojës dhe ekspertizës nga Mbretëria e Holandës dhe me qëllim të zbatimit të Ligjit të ri për ndërmjetësim. Njëherit do të prezantohen edhe gjetjet nga vlerësimi psikologjik i ndërmjetësuesve në Mbretërinë holandeze, me mbështetje nga Federata holandeze e ndërmjetësuesve.

Është paralajmëruar fjalim i drejtoreshës së Institutit për politikë evropiane, Simonida Kacarska, zëvendësministrit të Drejtësisë Agim Nuhiu, drejtoreshës së Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publikë Natasha Gaber Damjanovska, kryetares së Odës së ndërmjetësuesve Gordana Bogeska dhe të Robert Deker nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shkup.

Projekti “Ndërmjetësim, pa dilemë!”, Instituti për politikë evropiane (EPI) Shkup e zbaton në bashkëpunim me Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publikë “Pavel Shatev”, Odës së ndërmjetësuesve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Federatës holandeze të ndërmjetësuesve.

Projekti është i financuar nga Ambasada e Mbretërisë holandeze në Shkup, ndërsa ka për qëllim të kontribuojë për promovimin dhe rritjen e nevojës së ndërmjetësimit përmes aksioneve të përbashkëta, dialogut dhe përfaqësimit në bazë të dëshmive, si dhe t’i përforcojë kapacitetet e ndërmjetësuesve, gjykatësve, prokurorëve dhe Odës së ndërmjetësuesve.

Të fundit në përqindje