GazetaMax
Lajme

Nikolloski në Abu Dabi në takim me Al Muharin, zëvendësdrejtor ekzekutiv i “Mubadala” – janë shqyrtuar mundësitë për investime në Maqedoni

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski dhe anëtarët e delegacionit të Maqedonisë që e kryeson të përbërë nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, Igor Janushev – sekretar i përgjithshëm i Qeverisë dhe Goce Dimovski – drejtor i Drejtorisë së Zonës Zhvillimore Teknologjike Industriale (ZZHTI) u takua sot në Abu Dabi me Valid Al Mokarab Al Muhari – zëvendësdrejtor ekzekutiv i Mubadala, kompani investimi nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në takimin, ku u diskutua bashkëpunimi i mundshëm, Nikolloski prezantoi kushtet që Maqedonia u ofron investitorëve të huaj, si dhe mundësitë potenciale për investim në vend, njoftoi Ministria e Transportit.

Zëvendëskryeministri Nikoloski theksoi se ky takim është një mundësi e mirë për të hapur perspektiva të reja midis dy vendeve, duke theksuar se Maqedonia ka një vendndodhje të shkëlqyer gjeografike që u ofron investitorëve një avantazh në rajon dhe një lidhje të drejtpërdrejtë me tregjet në Evropën Qendrore.

Në takim, Nikolloski i prezantoi edhe mundësitë investuese në pjesën e turizmit, infrastrukturës dhe bujqësisë. Ai para të pranishmëve e prezantoi planin për zhvillim infrastrukturor të Republikës së Maqedonisë me fokus të veçantë në modernizimin e korridoreve transportuese.

Gjithashtu, në takim janë shkëmbqyer edhe idetë për mbështetje të sipërmarrësisë dhe sektorit privat në pjesën e teknologjisë, inovacioneve, burimeve të rinovueshme të energjisë dhe sektorëve tjerë.

“Mubadala” është kompani investuese me portofol prej 302 miliardë dollarëce, e cila punon në gjashtë kontinente në sektorë të ndryshëm.

Takimi i sotëm është në kuadër të vizitës zyrtare qeveritare në Emiratet e Bashkuara Arabe, theksohet në komunikatën e Ministrisë së Transportit.

Related posts

Spasovski: Është realizuar kursim prej 30 për qind energji elektrike për muajin tetor

Gazeta Max

Haradinaj thotë se Kurti dhe Osmani kanë kaluar në shërbim të Gaspromit të Rusisë

Gazeta Max

ASH-ja nis fushatën “Ku janë librat?”

Gazeta Max