GazetaMax
Adrenaline

Një bravo e madhe për Maldinin – ulje e madhe e pagave te Milani, rritje e madhe e skuadrës

Mrekullia e Malidnit te Milani – ulje e madhe e pagave, rritje e madhe e skuadrës.
Paolo Maldini, drejtori teknik i Milanit dhe sipas shumë ekspertëve njëri prej mbrojtësve më të mirë në histori, ka bërë një mrekulli të vërtetë që nga ardhja e tij në këtë pozicion në qershor të vitit 2019.
Me tërheqjen e Silvio Berlusconit nga pozicioni i pronësisë në Milan pas tre dekadash, kuqezinjtë u futën në probleme të mëdha financiare. Duke qenë se nuk kishte para, rezultatet mungonin dhe ekipi duhej të fillonte nga e para.
Në qershor 2019, legjenda e klubit Paolo Maldini rikthehet në vendin ku kishte sukses si lojtar. Mbrojtësi legjendar, i cili ka fituar pesë herë Ligën e Kampionëve me Milanin, ka marrë postin e drejtorit teknik dhe ka nisur menjëherë punën.
Në atë kohë, pagat e Milanit ishin më shumë se 142 milionë euro në vit. Atë sezon kuqezinjtë përfunduan në vendin e pestë dhe pa Ligën e Kampionëve.
Progresi i rritjes së skuadrës ka vazhduar nga sezoni në sezon, kështu që Milani sezonin e kaluar përfundoi i dyti dhe u rikthye në Ligën e Kampionëve. Por kuqezinjtë nuk duan të ndalen me kaq.
Milani këtë vit po luan edhe më mirë. Tetë ndeshje para fundit, shtatë herë kampioni i Evropës është në krye të Serie A dhe ka gjithçka në duart e tij kur vjen puna për të luftuar për ‘Scudetto’.
Por mrekullia është edhe më e madhe sepse Maldini e ka përgjysmuar shumën e pagave që Milani shpërndan për një vit. Aktualisht, kuqezinjtë paguajnë lojtarët e tyre pak më pak se 82 milionë euro, një ulje prej 43 për qind.
Maldini po trajtonte hap pas hapi çështjen e lojtarëve të mbi paguar. Ai u dha futbollistëve po aq para sa i shkonte në buxhet dhe i mundësoi Milanit të shlyente një pjesë të madhe të borxhit të grumbulluar ndër vite.
Milani shpenzon më pak para për pagat e lojtarëve nga të gjithë liderët në “pesë ligat”. Gjashtë herë më të larta në vit janë pagat që marrin lojtarët në Paris Saint Germain dhe Real Madrid, pesë herë më të larta në Manchester City dhe katër herë më të larta në Bayern.
Maldini nuk pranoi të kalonte kufirin financiar me pagat e Gianluigi Donnarumma, Hakan Calhanoglu dhe Franck Kessie, të cilët u larguan ose do të largohen nga klubi në fund të sezonit.

Related posts

I bëhet padrejtësi në përfaqësimin e vendit në garat në Pragë, Halimi: Para dy jave fitova për kualifikim në Kampionatin Europian

Gazetamax.mk

Edon Zhegrova shans jete, përfundon në fokusin e “gjigantit” italian

Gazetamax.mk

Tyson Fury del me ultimatum – pret vet 7 ditë për të caktuar meçin ndaj Usyk

Gazetamax.mk