GazetaMax
Lajme

Një hap drejt marrëveshjes për të kompensuar vendet e varfra nga ndotja e mjedisit

Sharm el Sheik, 20 Nëntor – Negociatat COP27 po shkojnë në drejtim të arritjes së një marrëveshjeje të mundshme lidhur me çështjen më delikate të ngjarjes klimatike në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Konkretisht, bëhet fjalë për krijimin e një fondi për kompensimin e kombeve të varfëra – viktima të kushteve ekstreme të motit.

Sipas Aminat Shauna, Ministër i Mjedisit të Maldiveve, ekziston një e ashtuquajtur marrëveshje për humbje dhe dëme (një koncept i ideuar nga negociatorët), që do të thotë se për vende si yni ekziston një mozaik zgjidhjesh që ne kemi mbrojtur.

Ministri i Mjedisit i Zelandës së Re, James Shaw, tha se të varfërit do të marrin fondet e nevojshme dhe të pasurit që do t’i sigurojnë ata janë dakord me marrëveshjen e propozuar.

Kjo ende nuk është votuar unanimisht sot, por nëse miratohet, do të ishte një fitore e madhe për vendet e varfra që kanë kërkuar dëmshpërblim prej vitesh, sepse janë viktima të fatkeqësive klimatike, edhe pse nuk kontribuojnë shumë në ndotjen e botës.

Related posts

Pritje për çertifikatat për shkak të procedurave administrive

Gazeta Max

Kovaçevski: Ka ndërmarrje publike në të cilat anëtarë të bordit drejtues kanë paga më të mëdha se presidenti i shtetit

Gazeta Max

Ahmeti: E dinë të gjithë dhe duhet ta pranojnë se s’ka Maqedoni pa shqiptarët!

Gazeta Max