GazetaMax
Lajme

Një i vdekur dhe pesë të lënduar në një aksident në Shën Erazmo

Ohër, 10 Nëntor – Një person humbi jetën, ndërsa pesë janë lënduar në një aksident komunikacioni që sot pasdite ndodhi në rrugën magjistrale Ohër – Kërçovë, në Shën Erazmo. Zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski informoi se në aksident ishin pjesëmarrëse tri vetura, dy me targa të Ohrit dhe një me targa të Strugës.

“Sot rreth orës 16:40 minuta në rrugën magjistrale Ohër-Kërçovë ka pasur një aksident komunikacioni ndërmjet veturës ‘kia rio’ me targa të Ohrit, e drejtuar nga R.A. (57) nga Ohri, veturës ‘audi’, me targa të Strugës, e drejtuar nga Sh.P. (22) nga Struga dhe veturës ‘pollo’, me targa të Ohrit, e drejtuar nga G.R. (39) nga Ohri”, deklaroi Dimoski.

Sipas tij, në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë shoferi R.A., ndërsa janë lënduar pesë persona, të cilët janë dërguar në spitalin “Shën Erazmo” dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Ohrit. Mbikëqyrje në vendin e aksidentit kanë bërë ekipe të policisë.

Related posts

Lëvizja Demokratike hapi zyrat në Gostivar, Mexhiti: Partia jonë po fuqizohet çdo ditë

Gazeta Max

Komuna e Gostivarit e zhytur në borxhe, thellohet në 81 milionë në 3 vitet e fundit, reagon kreu i degës së BDI-së Valdet Xhaferi

Gazeta Max

Erkan Arifi shtroi iftar për Myftininë e Bashkësisë Islame në Kumanovë dhe Likovë

Gazeta Max