“Një njësi zgjedhore në vend të gjashtë të deritanishme – përfaqësimi më i përshtatshëm i votës civile

Shkup, 1 qershor – Instituti për Hulumtime dhe Analiza të Politikave – Romalitiko dhe Instituti Liberal sot mbajtën konferencë me temë “Një njësi zgjedhore në vend të gjashtë aktuale – përfaqësimi më i përshtatshëm i votës civile”, në të cilën morën pjesë përfaqësues të partive  politike dhe organizatave civile.

Deputetja nga Partia Liberal Demokratike, Monika Zajkova, në deklaratë për MIA-n, theksoi se qëllimi i konferencës është të shihet  se deri ku janë ndryshimet e Kodit Zgjedhor që të mos ketë sërish ndonjë rast pak para zgjedhjeve  për ndryshimin e modelit zgjedhor ose të ketë justifikim se atëherë është vonë për informimin  e qytetarëve për modelin e ri zgjedhor.

Ajo shtoi se me modelin aktual të numërimit të votave, 50 deri 100 mijë qytetarë  nuk janë të përfaqësuar siç duhet dhe theksoi se  ky është një fakt shkatërrues për një shtet i cili synon për demokraci bashkëkohore.

Sa i përket subjekteve politike që kundërshtojnë dhe bllokojnë këtë iniciativë për futjen e modelit me një njësi zgjedhore për zgjedhjet parlamentare, Zajkova tha se nëse në parlamentin e kaluar u bllokua opozita aktuale, por edhe disa nga partitë në pushtet, si BDI, në këtë përbërja sërish nuk pajtohet me këtë model zgjedhor nga BDI-ja, por edhe nga Aleanca për Shqiptarët, e cila nga ana e saj propozon ndarjen e vendit në tetë njësi. Por ajo thotë se është mirë që të vazhdojë diskutimi, jo vetëm të jetë në debatin e komisionit dhe të vazhdojë në plenum në mënyrë që të gjitha palët të paraqesin argumentet e tyre pro ose kundër.

Kryetari i institutit për Hulumtime dhe Analiza të Politikave – Romalitiko, Elvis Shaqiri, përkujtoi se LSDM-ja qeveritare që nga viti 2016 premtoi vendosjen e një njësie zgjedhore, por që para zgjedhjeve gjithmonë  flitet se është vonë dhe nuk mund të hapet kjo temë, dhe pikërisht tani e hapin temën që të ketë mjaft kohë dhe të kalojnë të gjitha fazat  në Kuvend që të mund të ketë këmbim të argumenteve.

Bartësit e propozim-ligjit për ndryshim të Kodit zgjedhor me të cilat mund të vendoset një njësi zgjedhore në zgjedhjet parlamentare, janë deputetët Pavle Trajanov nga LD, Maja Moraçanin nga RDM, Monika Zajkova dhe Bobi Mojsoski nga PLD, Lupço Ballkoski nga VMRO-PP, Dimitar Apasiev dhe Borisllav Kërmov nga E Majta, Panço Minov nga LSDM dhe tani ish deputet i RDM-së, Mirosllav Bogdanovski.

Të fundit në përqindje