Për shkak të një defekti në rrugën Bllagoja Toska, furnizimi me ujë të pijshëm është ndërprerë në një pjes të qytetit te Tetovës.

Ekipet e NPK “Sharri” janë në terren dhe po punojnë pa ndërprerë me kapacitet maksimal për të rikthyer sa më shpejt furnizimin me ujë.

Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe ju sigurojmë se uji do të rikthehet menjëherë pas sanimit të defektit.