Friday, May 15, 2026

Lajmi në kohë reale

Në Mostar arrestohet Adnan Šerak

Adnan Šerak është arrestuar në zonën e Policisë Mostar Veri, pasi ndaj tij ishte shpallur kërkim operativ nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kantonit të Sarajevës.

Sipas mediave boshnjake, Šerak konsiderohet person i njohur për organet e sigurisë dhe drejtësisë në Bosnje dhe Hercegovinë, me një dosje të rëndë penale që përfshin vrasje, tentim vrasjeje dhe privim të paligjshëm të lirisë.

Policia e Mostarit e kishte lokalizuar të enjten mbrëma automjetin në të cilin ndodhej ai, ndërsa aksioni u realizua nga Sektori i Policisë Kriminale i MPB-së së HNK-së me mbështetjen e njësive speciale dhe stacioneve policore lokale.

Pas ndalimit të automjetit, Šerak arriti të largohej nga vendi i ngjarjes, por më pas u arrestua. Dy persona nga Sarajeva, që ndodheshin në veturë me të, janë ndaluar dhe po hetohen nën dyshimin se e kanë ndihmuar.

Šerak ishte dënuar më herët për disa vepra të rënda penale. Në vitin 2009 ai u dënua me tetë vjet e gjysmë burg për tentim vrasjeje në një kafene në Sarajevë, ndërsa në dosjen e tij figuron edhe vrasja e Dženan Džakës.

Ai ishte bërë i njohur edhe pas arratisjes nga burgu i Zenicës në vitin 2018, kur u kap pas më shumë se një muaji në arrati.

Në vitin 2023, Gjykata Komunale e Sarajevës e dënoi me një vit burg për privim të paligjshëm të lirisë dhe shkaktim të lëndimeve të lehta trupore. Nga burgu ishte liruar në tetor të vitit të kaluar.

Latest Posts

Mos e humb lajmin