GazetaMax
Ballina

Njerëzit që e kanë kaluar COVID-in, pas kaq kohe mund të kenë dëmtime në tru

Studiuesit amerikanë kanë thënë se njerëzit që infektohen me COVID-19 janë në rrezik të shtuar të dëmtimeve të rënda të trurit deri në një vit pas infektimit, kjo vlenë edhe për ata persona që nuk kanë pasur simptoma të rënda.
Ata thanë se goditjet në tru, krizat, problemet e kujtesës dhe çrregullimet e lëvizjes janë ndër problemet që vuajnë pacientët pas infektimit me virusin.
Këto gjëra ndodhin në shtatë për qind më shumë të atyre që janë infektuar me COVID-19, në krahasim me ata që nuk e kanë përjetuar këtë virus, raporton The Sun.
Hulumtimi zbuloi se çrregullimet e trurit mund të ndodhnin më shumë tek të moshuarit, por nuk përjashtohen as të rinjtë.
Tutje, në këtë hulumtim thuhet se njerëzit që kanë pasur COVID-19, kanë 80 për qind më shumë gjasa të vuanin nga epilepsia. – Advertisement –
Ndryshe, njerëzit e infektuar me virus kanë gjithashtu 50 për qind më shumë gjasa të kenë një goditje e cila shkaktohet nga mpiksjet e gjakut, krahasuar me grupin e njerëzve që nuk e kanë përjetuar kurrë këtë virus.

Related posts

Me ftohjen e motit rriten problemet me hemorroidet, 4 këshilla si të parandalohen

Gazeta Max

Rita shkëlqeu në këtë fustan me plotë lule, zbulon prapaskenat e qepjes së tij!

Gazeta Max

6 mënyra si prindërit shkatërrojnë suksesin e fëmijëve të tyre

Gazeta Max