GazetaMax
Lajme

Nuk dhanë llogari fiskale, DAP gjoba 294 bizneseve kryesisht restorante

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit qershor dhe në gjysmën e parë të korrikut të këtij viti ka realizuar kontrolle tek 883 biznese tatimpaguese në mbarë vendin, nga të cilat janë konstatuar shkelje tek 294 subjekte, për çka janë shqiptuar masa ndëshkuese. Gjatë kontrolleve janë vërejtur parregullsi të ndryshme, përfshirë moslëshimin e kuponëve fiskalë, mospërcjelljen e librit të raporteve ditore financiare, përdorimin e kuponëve fiskalë pa elementet e nevojshme ligjore, mungesën e pajisjeve rezervë fiskale të regjistruara, pajisje fiskale të parregullta si dhe raste të veçanta të moslëshimit të bllokut paragon, përdorimit të pajisjeve të paautorizuara apo mosmbajtjes së librit të kontabilitetit për raste urgjente.

Kontrollet janë përqendruar te tregtarët, subjektet e gastronomisë dhe ato që ushtrojnë veprimtari në zona turistike dhe vende me frekuencë të lartë vizitorësh, si restorante, parqe uji, plazhe, pishina dhe qendra që ofrojnë me qira pajisje sportive dhe rekreative. Aksionet kanë për qëllim rritjen e disiplinës fiskale dhe sigurimin e respektimit të legjislacionit tatimor.

Related posts

Dalin pamjet dramatike, komandanti rus shtypet me tank nga ushtarët e tij

Gazeta Max

Sot protesta e opozitës në Tiranë dhe vendimi i gjykatës për drejtimin e PD-së! Çfarë pritet të ndodhë

Gazeta Max

Çfarë i ndodh trurit tonë kur dalim në pension?

Gazeta Max