GazetaMax
Lajme

Nuk i punuan frenat, kamioni përplas shqiptarin pas murit të një banese në Itali

Një 43-vjeçar me origjinë shqiptare është aksidentuar në punë pasditen e kësaj të premte në Treviso të Italisë.

Mediat përtej Adriatikut raportojnë se shqiptari, i cili po punonte në instalimet e kabllove me fibra optike, u përplas pas murit të një shtëpie nga një kamion me vinç, pasi u përpoq ta ndalonte, por frenat nuk funksionuan siç duhet.

43-vjeçari, i cili ishte drejtuesi i automjetit, u përpoq të ndalonte kamionin, i cili kishte frenim jo shumë të mirë, dhe u bllokua midis automjetit dhe shtëpisë.

Shqiptari u dërgua menjëherë në Spitalin e Trevisos me lëndime të rënda në legen dhe bark. Gjendja e tij është e rëndë, por jo në rrezik për jetën. Karabinierët dhe inspektorët e Spisal shkuan në vendin e ngjarjes për të përcaktuar rrethanat e aksidentit.

Related posts

Ndërvite i haruar/ Kreu i Bogovinës Besnik Emshiu fillon pastrimin e kanalit në rrugën Tetovë – Pirok

Gazeta Max

Agron Kolthi lobon për shqiptarët por ka edhe kritika ndaj atyre që akuzojnë kot

Gazeta Max

Moti sot me diell dhe erë, Shkupi edhe më tej nën mjegulla

Gazeta Max