GazetaMax
Ballina

Nuk ka asnjë rast me fruth në vend

Shkup, 28 Prill – Nuk ka asnjë rast të konfirmuar me fruth në vend. Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) nxori analizat e rasteve të dyshimta të fëmijëve, të cilët kishin simptome të ngjashme të fruthit, duke mohuar të ketë rezultuar ndonjëri pozitiv.

Pas sëmundjes së shumë fëmijëve në këtë periudhë, u ngjallën dyshimet se fruthi mund të rikthehet sivjet në epidemi, por Koordinatorja nacionale për imunizim Aleksandra Gorzdanova, tha se nuk ka vend për panik, por shpëtimi i vetëm i përhershëm është vaksinimi në kohë.

“Sa i përket vaksinës MRP që mbron nga fruthi, rubeola dhe shytat, vërehet një ulje e mbulimit, sepse kjo vaksinë pranohet nga prindërit me shqetësimin më të madh pikërisht për këtë vaksinë. Duhet ta theksoj se nuk ka konfirmim shkencor apo lidhje midis kësaj vaksine dhe gjendjeve të caktuara shëndetësore te fëmijët. Sa për të rikujtuar, në vitin 2019 kur patëm epidemi të fruthit në vendin tonë, në një periudhë 6 mujore u vaksinuan më shumë se 46 mijë fëmijë pikërisht me këtë vaksinë. Tani ata fëmijë janë të shëndetshëm dhe prindërit janë të lumtur që morën vendimin e duhur dhe mbrojtën fëmijët e tyre”, tha Aleksandra Gorzdanova, Koordinator nacional për imunizim.
Megjithëse shërbimet e imunizimit ishin të hapura gjatë pandemisë, kishte disa probleme që ndikuan në uljen e shkallës së vaksinimeve të rregullta për fëmijët gjatë vitit 2020. Vlerat mesatare kombëtare në vitin 2021 tregojnë një përmirësim në krahasim me vitin paraprak, por përqindjet prej 70,4% mbulimi të vaksinimit mbarëkombëtar për fruthin, rubeolën dhe shytat (MRP1) për fëmijët 12 muajsh dhe 80,4% (MRP2) rivaksinimi është ende larg nga 95% i dëshiruar që kërkohet për të fituar imunitetin kolektiv.

Mungesa imunitetit ka shkaktuar telashe të tjera tek fëmijë, të cilët janë detyruar për kurim spitalor.

“Numri i fëmijëve që kërkojnë ndihmë mjekësore është shtuar dukshëm këtë muaj. Aktualisht kemi të mbushura mbi 80% të kapaciteteve spitalore me fëmijët, të cilët po kurohen kryesisht nga pneumonia. Për shërbime ambulantore ekzaminohen rreth 100 fëmijë çdo ditë nga virozat e stinës dhe të tjera”, njoftojnë nga Klinika për fëmijë “KOZLE” Shkup.

Këtë vit, doli në pah arritjet historike të vaksinimit, duke përfshirë përparimin drejt çrrënjosjes globale të poliomielitit dhe çrrënjosjes rajonale të fruthit dhe rubeolës, si dhe potencialin për arritje edhe më të mëdha, siç është vënia nën kontroll e Hepatitit B dhe eliminimi i kancerit të qafës së mitrës. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë janë evidentuar qindra mijëra jetë të shpëtuara përmes vaksinimit kundër COVID-19 vetëm në rajonin evropian.

Related posts

Fshati austriak po thur gardh për t’i ndaluar turistët

Gazetamax.mk

Kundërzbulimi ukrainas kap grupin e rrezikshëm që donte të vriste Zelenskyy-n

Gazetamax.mk

Si të dalloni një çantë false?

Gazetamax.mk