GazetaMax
Ballina

Nuk preferohet të qëndroni me rroba banje të lagura

Tetë milionë njerëz në vit shkojnë te mjeku për simptomat e një infeksioni të traktit urinar, të cilat konsiderohen si të dytat më të shpeshta, të ndjekura nga infeksionet e frymëmarrjes.

Më shpesh flasim për një infeksion të fshikëzës, që është lokalizimi më i shpeshtë, megjithatë, çdo pjesë e traktit urinar mund të jetë vend infeksioni.

Infeksionet e traktit urinar janë dukshëm më të shpeshta te femrat dhe përgjigja qëndron tek anatomia e traktit urinar, transmeton KP.

(Foto: The PhJ)

Simptomat, si urinimi i shpeshtë, urinimi i dhimbshëm dhe ndjesia e djegies gjatë urinimit, duhet të raportohen gjithmonë te mjeku.

Në muajt e verës, infeksionet e traktit urinar bëhen më të zakonshme dhe shumë pyesin nëse rroba banje e lagur duhet të ndryshohet në të thatë?

Ndërrimi i rrobave të banjës është një masë e shkëlqyer për parandalimin e infeksioneve urinare dhe përveç kësaj duhet të marrësh lëngje të mjaftueshme dhe të mos vonosh daljen në tualet.

Mos analizoni rezultatet laboratorike të urinës ose mos e trajtoni vet infeksionin e traktit urinar, e vetmja gjë e saktë është trajtimi i infeksionit nga një mjek, mundësisht një urolog.

Related posts

Artisti Pal Daka në Punta Cana, relaks dhe pushime

Gazeta Max

Lorik Cana bën HyperQ stres test në VFV Clinic në Shkup

Gazeta Max

Grimerja Bjondina Rexhepi që mahnit publikun me punën e saj, ftohet të jap masterclass në Turqi

Gazeta Max