GazetaMax
Ballina

Larja me ujë të ngrohtë për zemër të fortë

Të bërit dush është një veprim i përditshëm shumë i rëndësishëm për higjienën, por jo vetëm. Ky ritual anti-stres i bën shumë mirë zemrës, thonë ekspertët.

Një studim i publikuar në revistën mjekësore Heart, shpjegoi se të bërit banjë në një vaskë me ujë të ngrohtë ndikon në uljen e rrezikut të vdekshmërisë nga sëmundjet e zemrës dhe iskemia me të paktën 28 për qind.

Sipas studiuesve, sa më shpesh të bëhet një ritual i tillë, aq më i lartë do të jetë ndikimi në shëndetin kardiovaskular.

Gjëja e parë që ndodh në organizëm pas kryerjes së rregullt të këtij rituali është ulja e rrezikut të shfaqjes së hipertensionit.

Të bërit banjë në vaskë, besohet të përmirësojë edhe cilësinë e gjumit dhe kohëzgjatjen e shëndetshme të tij. Ekspertët thonë se banja apo dushi i ngrohtë duhet bërë një deri në dy orë përpara gjumit.

Uji i ngrohtë ka efekt qetësues për trupin dhe trurin. Ai na qetëson, por edhe ul temperaturën e trupit dhe e bën gati atë për ardhjen e gjumit.

Related posts

Skandaloze/ Vetëm për militantët partiak Bilall Kasami nënshkruan kontratë 18.290.000,00 denarë me Agjencinë private për punësim Xhob2011

Gazeta Max

Adoleshentët po përjetojnë ankth dhe kjo mund të jetë arsyeja

Gazeta Max

Profil: 65 vjet jetë dhe karrierë veprimtari e politikani/Ali Ahmeti, Mocarti i politikës shqiptare!

Gazeta Max