GazetaMax
Ballina

Nuk pritej, Bledi largohet nga “Përputhen”, zbulon arsyet

Ai nuk është më pjesë e Përputhen.
Bledi është një nga konkurrentët më të përfolur të “Për’puthen”, i cili ka bërë disa takime me disa prej vajzave që duket se ka patur një afrimitet të madh.

Edhe pse ai sapo bëri një takim shumë romantik me Lauretën, ku duket se gjërat po shkonin shumë mirë, Bledi i ka habitur të gjithë më një ‘story’ në “Instagram”-in e tij, ku njofton largimin nga programi i dashurisë.
Ai është shprehur se e ka ndërprerë pjesëmarrjen e tij në emision për shkak të arsyeve personale dhe familjare, ndërkohë që tha se do të donte të dilte nga programi si çift.
“Përshëndetje të gjithëve
Rrugëtimit tim në “Për’puthen” i erdhi fundi, unë nuk do të jem më pjesë e “Për’puthen” për disa arsye personale familjare ku do më duhet të largohem, më vjen keq që nuk arrita në përfundimin që unë doja të dilja me dikë bashkë… Por gjithmonë do të ngelet një eksperience shumë e bukur për mua dhe nuk do të harroj asnjëherë të gjitha momentet që kaluam bashkë, si të mirë si të keqe,
Faleminderit komplet stafit të “Top Channel” për mundësinë dhe gjithë stafit të “Për’puthen”. Gjithmonë do keni respektin, dashninë dhe mbështetjen time në cdo aspekt.
Me respekt dhe dashuri, Bledi.”- shkruan ai.

Related posts

10 pijet që mund t’ju ndihmojnë për të lehtësuar migrenën

Gazeta Max

Senzacionale/ Maqedonia e Veriut ngjitet me 12 vende në Indeksin Global të Inovacionit për vitin 2023

Gazeta Max

Reflekse nga leximi i romanit te Migjen Kelmendit “Gryka e kohes”

Gazeta Max