GazetaMax
Lajme

Nuk respektuan ndalesën në pyje, sanksionohen tetë persona

Nga ana e nëpunësve policorë të SPB Strumicë, në zonat pyjore të rajonit të Strumicës janë ndërmarrë masa dhe aktivitete për të konstatuar nëse qytetarët po e respektojnë vendimin për ndalim të plotë të lëvizjes nëpër pyje, i cili hyri në fuqi më 01.07.2025 dhe do të zgjasë deri më 31.08.2025.

Siç njofton MPB, gjatë kontrollit u zbuluan tetë persona që po lëviznin në zonat pyjore pa leje për lëvizje në pyje të lëshuar nga Ndërmarrja Publike “Pyjet Nacionale”.

Për masat e ndërmarra nga SPB Strumicë është njoftuar Policia Pyjore Strumicë, e cila është kompetente për të ndërmarrë procedurat e mëtejshme ndaj personave, në përputhje me nenin 57 paragrafi 3 të Ligjit për Pyje.

Related posts

Blackout masiv në Europë

Gazeta Max

Shkarkimi i Veliajt, Rama: Hap i detyrueshëm

Gazeta Max

U humb derisa ishte me burrin e saj në mal, policia e gjen shkupjanen

Gazeta Max