GazetaMax
Sport

Omeragiq sjell revolucion në infrastrukturën sportive – Bashkë me Kostovskin dhe Gjorgjievskin hapin fushën më moderne në Ilinden

Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) në Komunën e Ilindenit ka vënë në përdorim fushën e re me bar sintetik, një projekt i realizuar nga programi Forward i FIFA-s në bashkëpunim me Komunën e Ilindenit.

“FFM do të vazhdojë të investojë në projekte të tilla infrastrukturore anembanë vendit. Këto investime janë për të rinjtë, për klubet dhe për zhvillimin e futbollit maqedonas,” theksoi kryetari i FFM-së, Masar Omeragiq, duke vënë në pah vizionin e tij të jashtëzakonshëm dhe përkushtimin e palëkundur për avancimin e sportit në vend.

Në ceremoninë e inaugurimit mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Ilindenit, Aleksandar Gjorgjievski, i cili përgëzoi të gjithë aktorët që kontribuuan në realizimin e këtij projekti me rëndësi të madhe për komunitetin lokal.

Projekti përfshiu rikonstruktimin dhe zgjerimin e fushës së futbollit me vendosjen e barit të ri artificial dhe gardhit mbrojtës, si dhe ndërtimin e një sistemi për drenazh dhe ujërat e tepërta. Në fazën e ardhshme pritet ndërtimi i një tribune me kapacitet prej 1100 shikuesish, si dhe hapësira të reja administrative dhe teknike, dhoma zhveshjeje dhe ndriçim.

Darko Kostovski, kryetar i Lidhjes së Futbollit Komunal “Gazi Babë”, u shpreh se ky investim përfaqëson një hap të rëndësishëm për zhvillimin e futbollit në nivel lokal dhe një nxitje të madhe për të rinjtë.

 

Related posts

BDI: Shkrumbimi i disa makinave dhe një dyqani të shqiptarëve në Kumanovë, dëshmi e hidhur e frymës së urrejtjes dhe ndasive ndëretnike

Gazeta Max

Xherdan Shaqiri po e rikthen Baselin tek titulli kampion pas 8 vitesh

Gazeta Max

Janë paguar 139.965.962,00 denarë për 3.420 persona, Mbështetje financiare për prodhimin dhe shitjen e grurit të realizuar

Gazeta Max