GazetaMax
Teknologji

OpenAI lançon një version të “lehtë” të Deep Research në ChatGPT

OpenAI lançoi një version të “lehtë” të mjetit Deep Research të ChatGPT për përdoruesit Plus, Team dhe Pro, i cili kërkon në ueb për të përpiluar raporte kërkimore.

Mjeti i ri, i cili vjen edhe për përdoruesit pa pagesë, fuqizohet nga një version i modeli o4-mini të OpenAI. Nuk është aq i aftë sa mjeti “i plotë” deep research, por OpenAI pretendon se është më pak i kushtueshëm për tu operuar.

Disa mjete deep research janë lançuar kohët e fundit mes disa chatbot-ëve si Google Gemin, Microsoft Copilot dhe xAI Grok. Pas tyre fshihen modelet arsyetuese AI të cilat kanë aftësinë për të menduar rreth problemeve dhe kontrolluar vertetësinë e fakteve për të krijuar një hulumtim të thellë rreth një tematike të caktuar.

Hulumtimi i thellë dhe i lehtë i ChatGPT do të jetë i disponueshëm për përdoruesit e planeve Enterprise dhe Education javën e ardhshme me të njëjtat nivele përdorimi si përdoruesit e Teams, thotë OpenAI.

Related posts

Musk do të krijojë një studio lojërash me Al

Gazeta Max

Avancon përdorimi i teknologjisë, e-banking dhe e-shëndeti me rritjen më të shpejtë

Gazeta Max

Qualcomm është tërhequr nga blerja e Intel

Gazeta Max