GazetaMax
Lajme

Orhan Kurtishi kritikon ashpër BDI-në: “Mos na e shisni patriotizmin e rremë, e dimë kush jeni”

Shkup, 22 korrik 2025 — Drejtori aktual i Postës së Maqedonisë së Veriut, Orhan Kurtishi, ka reaguar ashpër ndaj pretendimeve të përfaqësuesve të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), të cilët kohët e fundit janë shfaqur në opinion si mbrojtës të gjuhës shqipe.

Në një postim të publikuar në rrjete sociale, Kurtishi kujton se për vite me radhë, gjuha shqipe ka qenë e nëpërkëmbur pikërisht në institucionin që ai sot e drejton — në kohën kur BDI-ja ishte pjesë e pushtetit për më shumë se dy dekada.

“Ua rikujtoj: në Postë, gjuha shqipe ishte e nëpërkëmbur e e anashkaluar për vite me radhë – pikërisht kur ju, BDI, ishit në pushtet për plot 22 vjet!”, ka shkruar Kurtishi.

Ai akuzon ish-drejtuesit e Postës, të emëruar nga BDI-ja, për mungesë guximi dhe për lidhje me korrupsionin, duke shtuar se nuk kishin bërë asgjë konkrete për dinjitetin e gjuhës shqipe gjatë mandatit të tyre.

“Drejtues të Postës ishit ju vetë, por nuk bëtë asgjë për dinjitetin e shqipes! Nuk kishit guxim të ngrini zërin, sepse ishit të nënshtruar dhe të lidhur me korrupsionin.”

Në fund të reagimit të tij, Kurtishi u bëri thirrje përfaqësuesve të BDI-së që të mos mashtrojnë opinionin publik me “patriotizëm të rremë”, duke i kujtuar se qytetarët tashmë i njohin mirë.

“Tani dilni e bëni sikur jeni mbrojtës të gjuhës dhe kombit?! Mos na e shisni patriotizmin të rremë, ju njohim se kush jeni… Me qetësi dhe dashuri!”

Ky reagim i fortë nga drejtori i Postës vjen në një moment kur debati për përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore është rikthyer në qendër të vëmendjes politike.

Related posts

Sela: 1 Maji është shndërruar në ditë zie për punëtorët

Gazeta Max

Osmani: Si kryeministrin shqiptar, do e bëjmë edhe presidentin e parë shqiptar

Gazeta Max

MPJ bullgare dënon dëmtimin e klubit kulturor “Car Borisi i Tretë” në Ohër

Gazeta Max