GazetaMax
LAJME

Osmani: Bisedimet me Gençovskën krijuan parakushte për gjetjen e zgjidhjes së kontestit

Shkup, 5 Qershor – Mendoj se pala jonë arriti të shpjegojë argumentet tona, por edhe ne i dëgjuam me vëmendje argumentet e tyre. Ekziston një bazë e mirë në diskutimet e mëtejshme për t’i formësuar këto ide në disa zgjidhje konkrete, të cilat më pas do të përpiqemi t’i vendosim në një paketë që nënkupton një platformë për tejkalimin e dallimeve.

Të dyja palët inkurajohen të ecin përpara, por kemi ende punë për të bërë dhe koha është e shkurtër. Është e rëndësishme si koha, ashtu edhe cilësia e zgjidhjeve, cilësia nuk duhet të jetë sakrificë e kohës, ajo duhet të garantojë qëndrueshmërinë e marrëdhënieve, për të cilat jemi seriozisht të interesuar dhe do të bëjmë çmos për ta bërë këtë“, tha sot Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani takohet me homologen e tij bullgare, ministren e Jashtme Teodora Gençovska, e cila këtë fundjavë për vizitë pune në vend.

Osmani është i bindur se zgjidhja që do të arrihet duhet të jetë dinjitoze dhe e pranueshme për të dyja palët dhe nuk duhet të lërë njërën palë të kënaqur e tjetrën jo.

Sipas tij, në bisedimet me Gençovskën ka pasur mjaft atmosferë konstruktive për të bërë përpjekje për të neutralizuar paragjykimet dhe stereotipet dhe për të kuptuar qëndrimet e njëri-tjetrit.

Incidenti që ndodhi në Manastir, nënvizoi Osmani, nuk ka ndikuar në lëvizjen e dinamikës dhe atmosferës së bisedimeve me Gençovskën.

Related posts

Krasniqi thotë se Kosova veç për tri ditë kemi rezerva shtetërore

e-max

Kryeministri Kurti reagon pas protestave në Veri: Unë s’pezulloj gjyqtarët, ndoshta Vuçiq e bënë këtë në Serbi

e-max

“Covid 19” dhe pasojat në sistemin nervor, Lumani: Simptomat s’duhen neglizhuar

e-max