GazetaMax
LAJME

Presioni ndërkombëtar për zgjidhjen e kontestit, Bilalli: Kompromisi gjatë qershorit, i vështirë

Shkup, 5 Qershor – Kryesimit francez me Unionin po i vjen fundi, njëkohësisht po veniten edhe shpresat për fillimin e negociatave për anëtarsim, gjatë qershorit. Diplomacia aktive dhe përpjekjet e Francës dhe Brukselit për të ndikuar tek Sofja zyrtare që të heq veton ndaj vendit tone, s’po japin rezultatin e pritshëm. Gjasat për kompromis u minimizuan pas qëndrimit të presidentit bullgar Rumen Radev, i cili përjashtoi mundësinë për një takim me presidentin francez Emanuel Makron, për këtë çështje.

Profesori universitar Mersel Bilalli thotë se subjektet bullgare e kanë politizuar aq shumë kontestin saqë tani s’po gjejnë shteg për zgjidhje. Megjithatë, konsideron se gjasat për zgjidhje ose dështim janë ekuivalente.

“Bullgarët aq shumë e kanë fry politikisht këtë segment, e kanë problem të tërhiqen ose të bëjnë lëshime të caktuara. E gjithë kjo tash ka mbri nivelin maksimal të nevojës politike për konsumim të brendshëm dhe vështirë e kanë politikanët që të bëjnë koncesionet e duhura edhepse, presioni është i madh edhe nga Unioni edhe nga SHBA-të.”, tha Mersel Bilalli, profesor universitar.

Pozitën bullgare përpiqen ta përforcojnë edhe më shumë historianët bullgarë. Mediat bullgare njoftojnë se disa historianë do të nisen për në Strasburg për të bindur eurodeputetët se qwndrimi i Bullgarisë në raport me veton e vendosur ndaj Maqedonisë është i drejtë dhe se kërkesat e tyre janë korrekte dhe të pamohueshme.

Sipas tyre Bullgaria po bën një kompromis të madh sepse “njeh identitetin maqedonas”, ndërsa Maqedonia e Veriut duhet “të njohë historinë bullgare vetëm deri në vitin 1944”. Veç kësaj, pala bullgare kërkon që Maqedonia e Veriut të heqë dorë nga gjuha e urrejtjes, e manipulimit dhe e falsifikimit si dhe të njeh me kushtetutw qytetarët e saj që kanë identitet bullgar.

Related posts

Në Bruksel vazhdon skriningu dypalësh për Klasterin 2 “Tregu u Brendshëm”

e-max

Hoxha: Zbatimit në praktikë i Ballkanit të Hapur, i duhet mbështetja e BE dhe SHBA

e-max

Rëndohet xhepi i studentëve dhe pensionistëve, iu shtrenjtohen biletat e autobusit

e-max