GazetaMax
Ballina

Osmani e afron në nivel më të lartë bashkëpunimi RMV-në me SHBA-në

Sot kur shënojmë 14 vjetorin e nënshkrimit të Deklaratës së Partneritetit Strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryediplomati Bujar Osmani mbajti konferencë për media kushtuar Dialogut Strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që do të mbahet më 2 qershor në Uashington.

Maqedonia e Veriut do të jetë vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që do të realizojë Dialog Strategjik me Shtetet e Bashkuara, që është një sukses i madh diplomatik, por edhe pjesë e rëndësishme e përmbushjes së interesave tona strategjike në përputhje me kursin euroatlantik të vendit.

“Dialogu Strategjik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara është një konfirmim i kësaj aleance të fuqishme mes dy vendeve dhe në të njëjtën kohë një forum i rëndësishëm që do të sigurojë përmirësimin e partneritetit strategjik, forcimin e bashkëpunimit dhe në një farë mënyre ngritjen e marrëdhënieve bilaterale në një nivel më të lartë. Kjo do të nënkuptojë definim të bashkëpunimit bilateral në një formë të mirëfilltë institucionale, të udhëhequr nga diplomatët e të dy vendeve, që në plan afatmesëm dhe afatgjatë sigurisht që do të kontribuojë në forcimin dhe thellimin e bashkëpunimit në një numër më të madh sferash”- theksoi Osmani.

Related posts

20 dhimbjet më të mëdha që një person mund të ndjejë

Gazeta Max

Edona, Gili, Kaltrina dhe Genta, kështu dukeshin para 20 vitesh

Gazeta Max

Arta Bajrami shfaqet e veshur ngushtë, gjoksi gati po i ‘shpërthen’

Gazeta Max