GazetaMax
Lajme

Osmani: Jemi të gatshëm për intensitet të fuqishëm në bisedime

Shkup, 14 shtator – Ministri i Punëve të Jashtme, Buajr Osmani sot ishte nikoqir i përfaqësuesve të vendeve anëtare të BE-së në Këshillin e BE-së, kompetent për procesin e zgjerimit dhe marrëdhëniet me vendet të cilat negociojnë për anëtarësim KOELA (COELA), ndodhet në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut dhe mban takime me Institucionet e shtetit dhe përfaqësuesit e sektorit civil.

Siç njoftoi MPJ-ja ministri Osmani shprehu mirënjohje për mbështetjen e vendeve anëtare dhe Institucioneve të BE-së për kalimin e Maqedonisë së Veriut në fazën e negociatave.

Ministri Osmani e theksoi gatishmërinë e lartë të vendit për proces të suksesshëm negociues, veçanërisht duke pasur parasysh se vendi tashmë një kohë të gjatë harmonizohet me Legjislacionin e BE-së. Ai përcolli se harmonizimi 100 për qind i vendit me deklaratat dhe masat kufizuese të BE-së është dëshmi se Maqedonia e Veriut është partner i besueshëm i BE-së në këtë kohë sfiduese gjeopolitike dhe mjedis të paqëndrueshëm.

Gjatë takimit, ministri Osmani shkëmbeu pikëpamje me përfaqësuesit e Grupit të punës në lidhje me momentin e ri në marrëdhëniet e shtetit me BE-në dhe hyrjen në fazë të re të shumëpritur të procesit të negociatave përmes mbajtjes së Konferencës ndërqeveritare. Në takim u bë fjalë edhe për aktivitetet përgatitore në prag të mbajtjes së takimeve të para me BE-në në kuadër të procesit të skriningut, i cili është paraparë të zgjasë deri në nëntor të vitit të ardhshëm.

“Pozicionimi i këtillë strategjik dhe vendimtar ka impaktin e tij socio-ekonomik, veçanërisht në sektorin energjetik të vendit, si dhe kudo në Evropë, dhe do të jetë shumë e rëndësishme që BE-ja të manifestojë në mënyrë konkrete përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në mekanizmat dhe masat për tejkalimin e pasojave të luftës në Ukrainë”, theksoi ministri Osmani.

Njëherazi, e përshëndeti përkushtimin e qartë të Unionit për perspektivën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe thirrjet për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit.

Osmani, siç imformojnë e rikonfirmoi vendosmërinë e Qeverisë për zbatimin e agjendës së reformave në vend në drejtim të përkushtimit më të madh dhe progresit më të shpejtë gjatë negociatave individuale të kapitujve të procesit negociues.

Përfaqësuesit e BE-së dhe vendet anëtare shprehën kënaqësinë e tyre se të dyja palët gjinden në  fazë të re cilësore të marrëdhënieve të tyre me fillimin e negociatave dhe theksuan se do të përkushtohen për të çuar përpara rrugën e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. Ata e theksuan e gatishmërinë për ndihmë financiare përmes fondeve IPA dhe Planit ekonomiko-investues të Komisionit Evropian për rajonin.

Vizita e Grupit Punues KOELA realizohet në prag të fillimit praktik të procesit të skriningut të BE-së me Maqedoninë e Veriut, si fazë e parë në procesin e negociatave dhe është e para pas Vendimit të Këshillit që dosjet e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë të kalojnë në Grupin e Punës kompetent për vendet të cilat janë në proces negociues me BE-në, së bashku me Malin e Zi dhe Serbinë.

Para mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare në korrik të këtij viti dosja e Maqedonisë së Veriut isht trajtuar në Grupin Punues të Këshillit (KOVEB) përgjegjës për vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat nuk kanë hapur negociatat për anëtarësim me BE-në.

Related posts

Garë stafetore humanitare “Shtrije dorën 2022” për personat me Uillson

Gazeta Max

Konsultim rajonal për barazi gjinore dhe luftë kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje

Gazeta Max

VIDEO/ Haxhiu- Osmanit: Mënyra se si i afrohesh paqes, më e mira që kam dëgjuar deri tash

Gazeta Max