GazetaMax
Lajme

Osmani: Maqedonia e Veriut është aktor i rëndësishëm në skenën ndërkombëtare

Maqedonia e Veriut pasqyron realitetet dhe për këtë arsye bota e ka përfshirë në formësimin e sigurisë kolektive, thotë kryesuesi i OSBE-së dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në një intervistë për racin.mk.

“Fakti që jemi një vend i vogël ka dëshmuar se nuk është dekurajues për ju që të jeni të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare. Do të thotë që nëse keni vlera dhe reflektoni vlera, bota e njeh këtë dhe ju përfshin për t’i dhënë formë çështjeve edhe në nivel botëror. Kjo është historia e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thotë Osmani në intervistë.

Kryesuesi i OSBE-së thekson se vendi ynë beson dhe investon në multilateralizëm, sepse është e vetmja mënyrë e mundshme për t’u përballur me sfidat globale.

“Ne besojmë se multilateralizmi mbron vlerat dhe interesat e vendeve më të vogla. Përfshirja jonë në ato platforma, ndër të cilat përveç kryesimit të OSBE-së, Maqedonia e Veriut këtë vit kryeson edhe Kartën A5 të Adriatikut, ne kryesojmë edhe Procesin për bashkëpunim të Evropës Juglindore, jemi anëtare e NATO-s, jemi negociatat për anëtarësim në BE. Pra, ne marrim pjesë në organet dhe platformat më të rëndësishme multilaterale në botë, jemi palë e rëndësishme sepse besojmë në multilateralizmin dhe është një nga prioritetet në politikën tonë të jashtme”, tha Osmani.

Related posts

Myftiu i shkupit Ismaili dakordohet të bashkëpunojë me drejtorin Maksuti të Institutit të Mjekësisë së Punës në Çair

Gazetamax.mk

Ja me cilën Nismë ministri Osmani trazoi mediat pro ruse dhe pro Vuçiqit

Gazetamax.mk

Pendarovski – Fajon: Raporti i KE-së është udhërrëfyes për zbatimin e mëtejmë të reformave

Gazetamax.mk