GazetaMax
Lajme

Osmani: Ne mbështesim fuqishëm aspiratën e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO

Berlin, 15 Maj – Maqedonia e Veriut mbështet fuqishëm politikën e dyerve të hapura të NATO-s dhe aspiratat e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në Aleancë, tha sot ministri i Jashtëm Bujar Osmani para fillimit të takimit joformal ministror të vendeve anëtare të Traktatit të Atlantikut të Veriut në Berlin.

– Kemi çështje thelbësore dhe jam i bindur se të gjithë aleatët do të tregojnë unitet për të gjithë, sepse kjo është vendimtare duke pasur parasysh ndryshimin e situatës së sigurisë. Maqedonia e Veriut, si anëtarja më e re e NATO-s, mbështet fuqishëm politikën e dyerve të hapura, e me këtë edhe aspiratën e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në Aleancë, që është një hap i rëndësishëm për sigurinë e përgjithshme euroatlantike, tha Osmani.

Osmani gjithashtu theksoi se Ballkani Perëndimor do të jetë pjesë e pashmangshme e arkitekturës së ardhshme evropiane të sigurisë.

“Kështu, politika e dyerve të hapura të NATO-s dhe zgjerimi i BE-së si dy shtylla kryesore në të cilat mbështetet, do të jenë pjesë e konceptit të ri strategjik”, tha ministri Osmani.

Related posts

Nuk votohet propozimi për rritje të subvencionit për racionin studentor

Gazeta Max

Në vendkalimin kufitar Bogorodicë pritet rreth 30 minuta

Gazeta Max

Alternativa letër Komisionit Europian, kërkon ndihmë për rastet e montuara

Gazeta Max