GazetaMax
LAJME

Osmani në takimin e ministrave për Punë të Jashtme të PBEJL dhe të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal

Nju-Jork, 24 shtator – Ministri  i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, në margjinat e sesionit të 77 të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, mori pjesë në takimin tradicional të Ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (PBEJL) dhe Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC).

Në takim u bisedua për temat që kanë të bëjnë me integrimin evropian të vendeve të rajonit, krizën aktuale energjetike dhe efektet që ajo ka në bashkëpunimin rajonal në Europën Juglindore, si dhe planin e investimeve ekonomike të destinuara për rajonin, transformimin socio-ekonomik të Europa Juglindore dhe Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

“Përveç faktit se këto projekte dhe procese konkrete do të sjellin një efekt pozitiv socio-ekonomik, rezultati do të dërgojë një sinjal të fortë politik për qytetarët në rajon dhe partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht në kontekstin e pasigurisë në lidhur me luftën në Ukrainë dhe kërcënimin ndaj arkitekturës së sigurisë evropiane dhe globale”, theksoi Osmani.

Ai iu referua fillimit të negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE, si “njohje e të gjitha përpjekjeve për reforma në vend, përmes vendosjes së një modeli funksional multietnik me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, d.m.th., politikës së marrëdhënieve të mira fqinjësore, reflektuar përmes Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshja për miqësi”.

Maqedonia e Veriut është kryesuesi i ardhshëm i PBEJL, duke filluar nga qershori 2023.

Related posts

Kreu i Butelit, Kostovski me mjete të siguruara nga SHBA zgjidh problemin shumëvjeçar me ujësjellësin për Lubotenin dhe Lubancën

e-max

Diskutim me temë “Dhuna kibernetike – siguri dhe vetëcensurë”

e-max

Identifikohen personat e përfshirë në ngjarjen që ndodhi në Kumanovë

e-max